Shpërthim i fuqishëm pak para mesnatës, hidhet lëndë plasëse në një mobileri në aksin Lezhë-Milot

21/06/2021 08:05

Pak para mesnatës, një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në një mobilieri në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se mobilieria ishte në pronësi të Dëfrim Ajazit, banues në Tiranë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:40 dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë,   ka shpërthyer një sasi e  dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel