E hënë, 16 Nëntor 2020
16:44
​Erdogan dërgon ushtrinë në Azerbajxhan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i kërkoi parlamentit sot leje për të dërguar ushtrinë në Azerbajxhan.

16:34
​Gjenden mbetje mortore në Rashkë të Serbisë

Gërmimet e filluara në regjionin e Rashkës, ku dyshohet se janë fshehur mbetjet mortore të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë, si duket kanë dhënë rezultatet e veta, pasi bëhet e ditur se aty tashmë janë gjetur mbetje mortore.

16:28
Mahnitëse gjatë stërvitjes në park, këngëtarja fiton vëmendjen e të gjithëve… (FOTO)

Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger është një nga personazhet më të pëlqyer të fansave.

16:26
​Hong Kong/ 7 të vdekur në një zjarr, në mesin e tyre ka edhe fëmijë

Autoritetet në Hong Kong thanë që të paktën shtatë njerëz kanë vdekur dhe 11 të tjerë u plagosën në një zjarr në një ndërtesë apartamentesh që ka shumë të ngjarë të shpërthente në një tubim të njerëzve nga komuniteti nepalez.

16:25
Situata me covid-19, Rama: Infektimet dhe vdekjet nën mesataren e rajonit

Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të hënë ka folur sërish rreth situatës së krijuar nga covid-19 në vendin tonë, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se infektimet dhe vdekjet janë nën mesataren e rajonit.

16:19
“10 ditët e ardhshme do jenë vendimtare për Italinë”/ Paralajmërimi i ministrit të Shëndetësisë: Kurba po…

10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për luftën kundër COVID-19 në Itali. Kjo deklaratë është bërë nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

16:15
Demonstruesit anti-Covid përleshen me policinë në Itali, besimtarët në Francë protestojnë për të drejtën e lutjes (Fotot)

Demonstrues anti-izolim janë përleshur sot me policinë në Itali ndërsa katolikët francezë kërkonin të drejtën e tyre të praktikimti të besimit, teksa protetat anti-Covid kanë nisur në të gjithë Evropën.

16:09
Rama ironi me Bashën, i shpërndan postimin: Një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak pas postimit të kreut të PD, Lulzim Basha në twitter.

16:07
COVID-19, Mauzoleu i Leninit do të mbyllet për një kohë të pacaktuar

Mauzoleu i Leninit në Moskë, vendi i pushimit i udhëheqësit të parë sovjetik Vladimir Lenin, do të mbyllet për publikun për një kohë të pacaktuar nga 17 nëntori për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirusin e ri (COVID-19), njoftoi sot Shërbimi Federal i Mbrojtjes në Rusi (FSO).

16:00
Gjermania akuzon zyrtarin e zyrës për media se spiunoi për Egjiptin

Prokurorët gjermanë kanë njoftuar se kanë akuzuar një punonjës të zyrës për media të qeverisë, për spiunim për një shërbim inteligjent egjiptian.

15:56
Çfarë po ndodh me Ramos-in? Braktis konferencën për shkak të spekulimeve mbi të ardhmen

Sergio Ramos ka braktisur konferencën për media këtë të hënë, teksa janë ngritur shumë spekulime që po e lidhin atë me një largim nga Real Madridit dhe kalim tek Paris Saint – Germain.

15:46
Shkelën masat anti covid/ Ndëshkohen me gjobë 1710 qytetarë dhe 10 administratorë lokalesh

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

15:43
As Suedia “nuk përballon valën e dytë të coronavirusit”, ndalohen tubimet publike me më shumë se 8 persona

Suedia të hënën njoftoi një ndalim të ngjarjeve publike të më shumë se tetë personave në një konferencë shtypi ku ministrat i kërkuan popullsisë të “bëjë gjënë e duhur”.

15:42
Librat shiten online/ Edhe pas panairit, aplikacioni do vijojë të funksionojë

Panairi i Librit ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve, por tashmë ata nuk do të duhet të kufizohen vetëm në ditët e tij, por mund të porositin libra online, nëpërmjet “Panairi i Librit”, aplikacionit online që shumëkush e ka shkarkuar në telefonin e tiJ celular, ashtu sikurse unë kam bërë që prej krijimit të tij.

15:34
Olimpiada me tifozë/ IOC, optimizëm për lojërat e Tokyo-s

Lojërat Olimpike po afrohen dhe pasiguria për shkak të emergjencës së koronavirusit ende mban pezull disa çështje për organizimin.

15:33
Hoti: Së shpejti fillojmë bisedat me partitë politike për postin e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se bisedat për postin e presidentit do të fillojnë së shpejti.

15:20
Durrës, 38 infektime në një ditë/ Pas Tiranës, qyteti më i prekur, 1218 raste aktive

Durrësi mbetet një nga qarqet me numrin më të lartë të të infektuarve me SARS-CoV-2, ndërsa strukturat spitalore po përballen me një fluks pacientësh që paraqiten në urgjencë me simptoma të Covid-19.

15:18
Pavion Covid edhe në Korçë/ Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në juglindje

73 raste u identifikuan pozitive me Covid-19 në Korçë, Pogradec, Devoll e Kolonjë, ndërsa sanatoriumi i Korçës është pjesë e skenarit për t’u kthyer në një nga spitalet Covid në rrethe.

15:15
Shqipëria paguan këstin për vaksinën/ Rama: Të sëmurët do rimbursohen për ilaçet Covid-19

Qeveria hedh një tjetër hap për të lehtësuar kostot financiare të kurimit të qytetarëve të prekur nga Covid-19.

15:15
“Moment kritik”/ Meta: Jetike të shtohet masivisht numri i testimeve

Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish apel për rritjen e testimeve pasi siç thotë ai jemi në një moment kritik të përhapjes së apndemisë.

15:09
11 të vdekur dhe 688 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, në Kosovë janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive.

15:09
A është i besueshëm Milaim Bellanica? Dëshmia e tij u bë kryelajm i mediave më të mëdha në botë

“Nuk e kam takuar asnjëherë. Këtu ka një dorë që fabrikon gjëra kjo është e qartë”, u shpreh Lulzim Basha.

15:06
Gashi, në krye të UÇK-së në Llap/ Pas hetimit të UNMIK-ut u dënua me 6 vite burgim

Latif Gashi i njohur ndryshe me nofkën “Lata” u bë anëtar i UÇK-së në vitin 1996.

15:02
Luftëtari i UÇK-së: Basha mori pjesë në arrestimin tim/ Latif Gashi: U soll keq, si polic

Kaseta e Milaim Bellanicës me fakte nga masakra e Krushës së Madhe, po del të mos jetë dëshmia e vetme e “humbur”.

14:57
Shaip Kamberi: Çështja e Shqiptarëve në Jug të Serbisë të përfshihet në Dialogun Beograd-Prishtinë

Shaip Kamberi, deputet nga Bujanovci, kryetar i grupit të vetëm opozitar në parlamentin serb kritikon politikën e Vuçiqit ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë, që i diskriminon ata në të drejtat e tyre si dhe ekonomikisht.

14:44
“Dua një derë të blinduar dhe…”, Tea e “Përputhen” sqaron mesazhin me një biznes që bëri xhiron në rrjet (FOTO)

Para pak ditësh në rrjetet sociale qarkulloi një mesazh që Te Trifoni, vajza e “Përputhen”, i ka kërkuar reklamim një biznesi për takimin me djalin e tatuazheve, Elvisin.

14:38
Kosovë/ Paralajmërohen masa të reja për secilën komunë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka thënë se gjatë ditës do të bëhen publike vendimet e reja për secilën komunë.

14:28
Vaksina antiCovid/ Moderna, 95 përqind efikase…

Kompania amerikane Moderna thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati 95% efektive.

14:28
Marjana Kondi me Covid-19: U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiotë

Aktorja e njohur e humorit, Marjana Kondi njofton se është infektuar me covid.

14:26
Buxheti 2019, Bushati: Disiplina e financave e lehtësitë ndaj biznesit parandaluan krizën nga pandemia

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh anëtar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Ervin Bushati, në fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimeve për Buxhetit Faktik 2019, u shpreh se disiplina e financave publike përgjatë viteve paraardhëse, por sidomos masat lehtësuese të qeverisë për biznesin, kanë bërë që vendi ynë të përballojë me sukses një vit të vështirë ekonomik si 2020-ta, për shkak të pandemisë globale.

14:19
Sanduiçi Corona! Gjetja e të riut nga Betlehemi

Kur pandemia e koronavirusit e la Betlehemin pa turmat e përhershme të vizitorëve, Raed Bannura humbi vendin e tij të punës, si guidë turistike.

14:15
E detajuar/ Operacioni “Bosfori’, 11 arrestime dhe në 1.776 armë zjarri të sekuestruara

Policia Shqiptare ka dhënë detaje nga Operacioni i koduar “BOSPHORUS”, me pjesëmarrjen e 24 vendeve të Europës, institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të BE-së.

14:15
Zjarri fatal në spitalin Covid/ Rumani, mjeku hero dërgohet në Belgjikë për kurim

Një mjek në Rumani, që pësoi djegie të rënda, pasi u përpoq të shpëtonte pacientët me Covid-19 nga një zjarr që ra në një spital, është dërguar për trajtim në Belgjikë.

14:07
Fotot/ Aksidentohet Franceska Jaçe, dalin pamjet e makinës përmbys

Banorja e “Big Brother” Franceksa Jaçe ka pësuar një aksident ditën e sotme në Vlorë.

14:05
Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, ja akuzat

Forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

14:03
Di Maria mund të transferohet në Serie A

Ylli i Paris Saint – Germain, Angel Di Maria është në bisedime me klubin francez për të vazhduar kontratën, por ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

13:57
Covid-19, Merkel: Numrat po stabilizohen, por shumë ngadalë…

Numrat e Covid-19 po stabilizohen, por shumë ngadalë, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, në mbledhjen me anëtarët e partisë së saj CDU.

13:45
“Bumi i Zoom-it”/ Rritet ekonomia në Azi

Ekonomia në Japoni ka dalë nga recesioni më i rëndë me një rritje prej 5% në tremujorin e tretë të këtij viti.

13:44
Miratohet me 84 vota pro Buxheti për vitin 2021

Buxheti për vitin 2021 u miratua ditën e sotme në seancën e Kuvendin me 84 vota pro.

13:41
“Suicide Squad”/ Një rol edhe për Stallone-n…

Silvester Stallone është emri më i fundit që i bashkohet grupit të aktorëve të “Suicide Squad”.

13:39
Fotot/ Homazh për revoltën studentore të 17 nëntorit 1973 në Greqi, policia ndalon protestën

Për herë të parë që prej vitit 1973, policia greke ka ndaluar protestat në kujtim të shtypjes së revoltës studentore të 17 nëntorit 1971, ku humbën jetën dhjetëra grekë dhe sollën në rrëzimin e juntës së kolonelëve në Greqi.

13:39
Pasojat e pandemisë/ Birra mbetet stok në magazina

Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë edhe industrinë e pijeve.

13:37
“E donim jetën, ishim vajza të gëzuara/ Blerta Josifi rrëfehet për të kaluarën dhe të tanishmen: Besimin e morëm seriozisht, tani po kërkoj punë

Pas më shumë se 4 muajsh pas ngjarjes së rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, Blerta Josifi, rrëfeu në “Shqipëria Live” në Top Channel tragjedinë e madhe, ku humbën jetën nëna dhe motra e saj, Zhaneta dhe Anisa.

13:37
Studimi i fundit: Të luash videolojëra është mirë për shëndetin mendor

Të luash videolojëra mund të jetë mirë për shëndetin tënd mendor.

13:33
Makina fluturuese merr miratimin e BE-së për në rrugë!

Pas fillimit të provave për fluturim dhe ngarje në vitin 2012, firma holandeze Pal-V tani thotë se makina e saj fluturuese “Liberty” ka marrë miratimin në Bashkimin Evropian për përdorim në rrugë.

13:20
Rama: PD-ja kalli mes shqiptarëve dëshpërimin ekstrem duke përdorur COVID-in

Kryeminstri Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend, ku do të votohet Buxheti i vitit 2021 tha se çdo strategji e marrë është bazuar nga Komiteti Ekspertëve i përbërë nga persona profesionistë.

13:19
Blerta Josifi: Nuk na tërhoqi mamaja, kam pyetje që dhe vetë që s’di t’i shpjegoj!

Pas më shumë se 4 muajsh pas ngjarjes së rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, Blerta Josifi, rrëfeu në “Shqipëria Live” në Top Channel tragjedinë e madhe, ku humbën jetën nëna dhe motra e saj, Zhaneta dhe Anisa.

13:14
Rama: Do hyjë në fuqi ndihma për të prekurit me COVID që trajtohen në shtëpi

Kryeminstri Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend, ku do të votohet Buxheti i vitit 2021 tha se në këto ditë do të hyjë në fuqi ndihma për të prekurit me COVID që trajtohen në shtëpi.

13:10
“Njerëzit hidhen nga ballkoni se bën zhurmë sistemi i oksigjenimit”/ Rama: Kemi prenotuar financiarisht vaksinën antiCovid

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh se ditën e sotme, qeveria shqiptare ka paguar edhe kaparin për Covax-in duke hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar financiarisht aksesin në vaksinën antiCovid, që pritet të dalë për përdorim masiv në muajt që vijnë.

13:07
Ngjarja që tronditi opinionin publik/ Blerta Josifi flet për herë të parë: Nuk treguam se Anisa kishte vdekur pasi…

Pas më shumë se 4 muajsh pas ngjarjes së rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, Blerta Josifi, rrëfeu në “Shqipëria Live” në Top Channel tragjedinë e madhe, ku humbën jetën nëna dhe motra e saj, Zhaneta dhe Anisa.

13:00
Parlament/ “Si gjithnjë je i disiplinuar”, Murrizi: Vasilika ma heq gjithmonë një “r” nga mbiemri

Përveç debateve në parlament nuk kanë munguar batutat mes deputetëve.

12:57
Rama: Buxheti për shëndetësinë më i larti në këto 30 vite

Kryeminstri Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend tha se buxheti në 2021 është rritja më e lartë në këto 30 vite për shëndetësinë plus 3.3%.

12:52
Yuri Kim mesazh për SPAK: Hetimet dhe aktakuzat janë inkurajuese, shenjë e qartë që po ecet përpara

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim me një mesash në twitter ka inkurajuar SPAK për punën e bërë.

12:50
“Absurde!”, Murrizi: Buxheti i fermerëve është më i ultë se ai i RTSH-së

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ka kundërshtuar paratë që do të shkojnë për RTSH-në.

12:43
“2.5 dhe 1.2 bëjnë 3.2”/ Rama ironizon deputetin: Kush lajthit në kalkulime, është demokrat

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend ku ka akuzuar deputetin opozitar Mylsim Murrizi, teksa i kujtoi një llogaritje të gabuar matematikore.

12:40
Mbi 11 milionë raste me Covid-19 në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan mbi 11 milionë raste me koronavirus të dielën, sipas një vlerësimi nga universiteti ”Johns Hopkins”.

12:38
“Largimi nga Barça me dhemb ende”/ ​Suarez: Flas me Messi-n, por jo për futbollin

Luis Suarez ka zbuluar se ai vazhdon të mbajë kontakte të afërta me Lionel Messi-n, por që nuk preferojnë të flasin për futbollin, por për gjera të tjera në lidhje me jetën e tyre.

12:35
OFL në Dibër, iu kërkon burimet e pasurisë 3 të dënuarve për trafik droge

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

12:25
Porti i peshkimit pa kushte/ Vlorë, nuk ka thellësi baseni i varkave

Porti i peshkarexhave në Vlorë, ose Tri Porti siç njihet ndryshe, nuk ngjason me me një port peshkimi.

12:23
Miçigani dhe Uashingtoni, masa strikte anti covid

Micigani dhe Uashingtoni janë dy shtetet e fundit amerikane që kanë marrë masa strikte në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

12:20
Kryeministri britanik në izolim/ Kontaktoi me një të infektuar! Mjekët, frikë nga një prekje e dytë Covid-i

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka hyrë në vetizolim, pasi u takua me një deputet, i cili më vonë doli pozitiv me COVID-19.

12:16
Misioni i parë me raketë private/ NASA dërgon në hapësirë 4 astronautë me Space X

SpaceX, kompania e raketave të teknologjisë së lartë e sipërmarrësit Elon Musk, nisi të dielën me sukses katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, misioni i parë i plotë i NASA-s për dërgimin e një ekuipazhi në orbitë në bordin e një anijeje private.

12:14
Puna nga shtëpia/ Rrit racizmin dhe paragjykimet

Puna nga shtëpia mund të cojë në një rritje të racizmit dhe paragjykimit – paralajmëron një raport i ri.

12:14
Protesta në Bjellorusi, arrestohen mbi 1 mijë persona

Policia bjelloruse arrestoi më shumë se 1.100 njerëz më 15 nëntor gjatë protestave që u mbajtën në të gjithë vendin, për të kërkuar dorëheqjen e Aleksander Lukashenko dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale.

12:14
“Ku i çoi qeveria 400 mln euro ndihma për pandeminë?”, Hajdari: Qytetari e kalon ditën me vetëm 200 lekë

Deputetja Rudina Hajdari në seancën e sotme të Kuvendit tha se qeveria e ka menaxhuar në mënyrë të pabarabartë buxhetin në përballimin e krizës të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

12:11
Testimet për Covid-19 në Gjirokastër/ 50 persona çdo ditë paraqiten për tampon

Gati 166 raste janë aktive me Covid-19 vetëm në qytetin e Gjirokastrës.

12:07
Studimi i ri: Covid po qarkullonte në Itali që në Shtator 2019, virusi në Evropë më shpejt nga sa mendohej

Covid-19 po qarkullonte në Itali qysh në Shtator 2019, thotë një studim nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Milano.

12:06
Vaksina e re antiCovid/ Nis testimi në Britaninë e Madhe

Një testim i rëndësishëm i një vaksine antiCovid ka nisur në Britaninë e Madhe, i treti testim i tillë në vend.

12:03
Pandemia në Evropë/ Franca: Kemi rimarrë kontrollin

Rënia e numrit të rasteve të reja të koronavirusit dhe rënia e shkallës së infektimit bëjnë të besojmë se kemi kaluar pikun e epidemisë.

12:00
Covidi “i gjatë”/ Studimi i ri: Dëmtohen disa organe, katër muaj pas infeksionit

Njerëz të rinj dhe me shëndet të mirë më parë, me simptoma të vazhdueshme Covid-i, tani tregojnë shenja dëmtimesh në disa organe, katër muaj pas infeksionit fillestar.

11:56
Erdogan provokon nga Qiproja/ Presidenti turk: Dy popuj dhe dy shtete në ishull

Presidenti Recep Tayip Erdogan tha se ai mbështet ndarjen e qëndrueshme në dy shtete të Qipros, gjatë një vizite në veriun e kontrolluar nga turqit, çka u konsiderua një provokim nga jugu që njihet ndërkombëtarisht dhe që flet greqisht.

11:53
Gjuzi: Vetëm një qeveri tranzitore mund ta çojë vendin para

Deputeti Kujtim Gjuzi është shfaqur i irrituar ditën e sotme në seancën e Kuvendit që në fillim për shkak të përjashtimit të deputetit Adriatik Alimadhi.

11:50
“Bëhuni gati për 25 prillin”/ Balla: Sirenë alarmi! Disa parti politike në Shqipëri, pre e vendeve aspak miqësore me Shqipërinë

“Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, procesi i ndryshimeve kushtetuese, që i ka hapur rrugë hapjes së listave, tani nga 25 prilli na ndajnë edhe pak kohë dhe i ftoj të gjitha partitë politike që të bëhen gati për të garuar te gjykatësi që nuk gabon kurrë, populli shqiptar; populli nuk gabon për votën që jep”, u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla.

11:45
Silva Bino: Në vend bëhen 2-3 mijë testime në ditë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga brendësia Laboratorit të Testimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

11:41
25 vjet pa tapi/ Në rrethinat e Tepelenës mungesa e certifikatës së pronësisë shkak për konflikte

Disa dhjetëra banorë të rrethinave të Tepelenës kanë marrë pas të paktën 25 vitesh certifikatat e pronësisë për tokën.

11:37
Murrizi: Vendi është drejtuar nga komunistë që kanë kaluar ylberin

Deputeti Myslim Murrizi në seancën e sotme në Kuvend tha se partitë në Shqipëri nuk janë demokratike dhe se gjatë gjithë këtyre viteve vendi ynë është drejtuar nga komunistë.

11:26
Rusia shënon rekord të ri rastesh me koronavirus, 22.778 të diagnostikuar në 24 orë

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.948.603, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 33.489.

11:26
“Kush voton për Ramën do bashkëqeverisë me Bashën”/ Valteri: PD-ja është kthyer si ato klubet e futbollit…

Teksa mori fjalën në Kuvend, deputeti i opozitës së re, Halit Valteri u shpreh se Rama, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë dhe se qytetarët duhet ta dinë që nëse votojnë në zgjedhjet e ardhshme për kryeministrin Rama, ai do qeverisë me PD-në, si dhe e anasjellta.

11:15
“Tirana dhe Prishtina të flasin njëzëri”/ Gjoni: Të bëhemi bashkë, eja miratojmë rezolutën për gjenocidin serb

Gjatë interpelancës së mbajtur ditën e sotme në Kuvend, deputeti Ralf Gjoni u bëri thirrje socialistëve dhe veçanërisht kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që të miratonin së bashku një rezolutë për të dënuar sipas tij, krimet e serbëve ndaj shqiptarëve.

11:15
Sherr me grushte në Pogradec, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Pogradec pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

11:10
Cakaj telefonatë me homologen norvegjeze, zbulohet biseda

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide.

11:05
10 pacientë të vdekur nga zjarri në spitalin Covid në Rumani, Balla: Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave

Një tragjedia ka ndodhur në një spital Covid ne Rumani, ku humbën jetën 10 pacientë dhe u dëmtuan mjekë e infermierë.

11:01
SHBA vendos masa shtesë kundër pandemisë

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 11 milionë. Shumë shtete po fuqizojnë masat kundër pandemisë në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

10:57
“Ku është fëmija im?”: Gruaja kërkon foshnjën e saj me dëshpërim, pasi anija fundoset në Mesdhe

Pamjet tronditëse të një gruaje që shihet duke bërtitur që ka humbur foshnjën e saj derisa një anije migrantësh fundoset në Detin Mesdhe janë publikuar së fundmi nga një organizatë bamirësie.

10:53
Lita në Kuvend: Vrasjet janë ulur se kriminelët janë miq me qeverinë

Deputeti Korab Lita gjatë ditës së sotme në Kuvend ka numëruar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

10:43
Interpelanca në Kuvend/ Lleshaj: 23 grupe kriminale janë shkatërruar, niveli i vrasjeve 1.7/ 100 mijë banorë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë interpelancës të mbajtur ditën e sotme në Kuvend i është përgjigjur deputetit Korab Lita pas akuzave ndaj tij.

10:41
DW: Gjendje kritike në Shqipëri nga pandemia, dyfishohen rastet e reja

Situata e pandemisë në Shqipëri po i afrohet vijës së kuqe. Autoritetet shëndetësore sapo e kanë quajtur atë “situatë kritike, por nën kontroll”.

10:40
Shqipëri – Bjellorusi, ndeshja vendimtare zhvillohet të mërkurën

Fitorja me rezultatin 3-1 ndaj Kazakistanit, të dielën e ka vendosur Shqipërinë në një pozitë ideale për të luftuar për vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C.

10:35
Si erdhi titulli i 2020-ës/ Mir, kampion bote në MotoGP

Kur duhet një garë nga fundi i kampionatit në motoGP, Joan Mir fitoi titullin e tij të parë në karrierë.

10:30
Suksesi ndaj Polonisë/ Italia, një hap pranë “Final 4”

Vetëm një hap larg finishit.

10:24
​Studimi i ri: COVID-19 rrit rrezikun e disa çrregullimeve mendore – cilat janë ato?

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit në Britani zbuluan se njerëzit e diagnostikuar me COVID-19 janë në rrezik më të madh për të zhvilluar një çrregullim mendor.

10:19
Nga lufta kundër terrorizmit tek negociatat/ Kancelari austriak zbulon bisedën me Ramën

Kancelari austriak Sebastian Kurz njofton se ka zhvilluar një takim online me kryeministrin Edi Rama.

10:19
Miratimi i vaksinës antiCOVID-19 është afër, por ka ende pyetje pa përgjigje!

Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech pohojnë se vaksina e tyre eksperimentale është 90 përqind efektive në parandalimin e infeksionit COVID-19.

10:14
Alimadhi përjashtohet 5 ditë nga Kuvendi

Deputeti Adriatik Alimadhi është përjashtuar me 5 ditë në Kuvend.

10:11
Mund të lahet 10 herë/ Krijohet maska që shkatërron viruset dhe bakteret brenda një ore

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, Davis në Shtetet e Bashkuara kanë krijuar një maskë të re për fytyrën me bazë pëlhure që mund të shkatërrojë deri në 99,99 përqind të baktereve, viruseve dhe patogjenëve të tjerë brenda një ore, pas ekspozimit në dritën e ditës.

10:07
A mund të shkaktojë stresi ethe?

Stresi ndikon në cilësinë e gjumit, tretje, si dhe mund të prishë ciklin menstrual.

10:03
Operacioni ndërkombëtar “Bosfori”/ Sekuestrohen 1776 armë ilegale nga Turqia, kontrolle edhe në Shqipëri

Një total prej 24 vendesh, mes tyre edhe Shqipëria të mbështetur nga institucionet dhe agjencitë e BE përfshirë Europol, janë bashkuar për të goditur trafikimin e armëve me origjinë turke të futura ilegalisht në BE përmes Bullgarisë dhe vendeve të tjera.

09:59
Zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë/ Në Travnik fiton kandidati që ndërroi jetë nga COVID

Në zgjedhjet lokale që u zhvilluan dje në Bosnjë dhe Hercegovinë, për kryetar i komunës së qytetit Travnik, në pjesën qendrore të vendit, fitoi kandidati Mirsad Peco, i cili ndërroi jetë për shkak të koronavirusit të ri COVID-19 në ditën e zgjedhjeve.

09:59
Ku keni më shumë gjasa të prekeni nga COVID-19? Ç’thotë studimi më i ri

Një studim i ri ka zbuluar vendet ku një person ka më shumë të ngjarë të preket nga koronavirusi.

09:55
Mbi një mijë protestues të arrestuar në Bjellorusi

Policia bjelloruse arrestoi më shumë se 1.100 njerëz më 15 nëntor gjatë protestave që u mbajtën në të gjithë vendin, për të kërkuar dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenka dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale.