Pasojat e pandemisë/ Birra mbetet stok në magazina

16/11/2020 13:39

Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë edhe industrinë e pijeve.

Veçanërisht në Paris, ku një izolim i pjesshëm ka nisur që nga 2 nëntori, përkrah pjesës tjetër të vendit. Sipas përfaqësuesve të sektorit, ka një rënie prej 95 % në aktivitetin e bareve, hoteleve dhe restoranteve për shkak të krizës dhe izolimit, e kjo e ka vendosur sektorin e shpërndarjes së pijeve në vështirësi të madhe.

Stoqe mallrash të pashitura po ngrihen si gradaçela në magazina, ku vetëm 10 përqind e punonjësve janë ende në punë. Sidoqoftë, shitësit e mëdhenj, mund të vazhdojnë të mbështeten tek klientët që gjithnjë e më shumë po kërkojnë zhvillimin e shpërndarjes së porosive në shtëpi.

Pikërisht te dërgimi i porosive në shtëpi janë mbështetur tani edhe shumë bare e restorante pariziene, që thonë se kjo po siguron mbijetesën e tyre.

Top Channel