Parlament/ “Si gjithnjë je i disiplinuar”, Murrizi: Vasilika ma heq gjithmonë një “r” nga mbiemri

16/11/2020 13:00

Përveç debateve në parlament nuk kanë munguar batutat mes deputetëve.

Një rast ishte ai mes kreut të kuvendit Ruçit dhe nënkryetarëve Murrizi dhe Vasilika Hysi.

Ruçi e ka komplimentuar Murrizin duke qeshur teksa i ka thënë se është më i disiplinuari dhe për këtë Vasilika Hysi ka të drejtë.

Nga ana tjetër Murrizi ka theksuar se Vasilika Hysi ka të drejtë duke shtuar se jo vetëm është nga Gjirokastra, por i heq gjithmonë një ‘r’ nga mbiemri.

GRAMOZ RUÇI: Si gjithnjë je i disiplinuar. Vasilika ka të drejtë. Është gjithmonë më i disiplinuari. (Qesh)

MYSLIM MURRIZI: Znj.Hysi jo vetëm që është nga Gjirokastra, dhe këtë e shpreh kur ma heq një r nga mbiemri se ka hall të kursejë, thotë Murizi, jo Murrizi.

Top Channel