Yuri Kim mesazh për SPAK: Hetimet dhe aktakuzat janë inkurajuese, shenjë e qartë që po ecet përpara

16/11/2020 12:52

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim me një mesash në twitter ka inkurajuar SPAK për punën e bërë.

Kim shkruan se hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese dhe sipas saj janë një “shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Reagimi në twitter

Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese – një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qëndro në kurs. Qëndro i ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të Reformës në Drejtësi!

Vijon…

Top Channel