Interpelanca në Kuvend/ Lleshaj: 23 grupe kriminale janë shkatërruar, niveli i vrasjeve 1.7/ 100 mijë banorë

16/11/2020 10:43
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë interpelancës të mbajtur ditën e sotme në Kuvend i është përgjigjur deputetit Korab Lita pas akuzave ndaj tij.

 Ai u shpreh se niveli i vrasjeve në vend është 1.7 për 100 mijë banorë, 1.2 nga mesatarja e BE-së dhe shumë herë më mirë se sa vend të tjera të Europës.

“Interpelancat i shoh pozitivisht për të sjellë diskutimet  në Kuvend. Kam deklaruar se sa duhet mbështetja politike mbi krimin. E kam theksuar që niveli i rendit dhe sigurisë në Shqipëri është në nivelin më të mirë. Niveli i vrasjeve në vend është 1.7 për 100 mijë banorë, 1.2 nga mesatarja e BE. Krimi i armëmbajtjes pa leje ka një rënie të theksuar. Sa i përket çështjeve të sigurisë rrugore 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore 334 në vitin 2019, 153 të numrit të të vrarëve në aksidente rrugore të këtij viti. Intensiteti i lartë është në fushën e krimit të organizuar. Dua t’ju them që në 2019 janë shkatërruar 23 grupe kriminale, 30 janë në vitin 2020, janë regjistruar në raportin e fundit të BE. Sa i përket kanabisit, lufta ka shënuar rezultatet më të larta në tre dekadat e fundit. 2020 e ka shtuar nivelin ka ndërmarrë më shumë hetime. 106 hetime nga 73 një vit më parë. Goditjet dhe shtimi i kapaciteteve, hetimet më të mëdha kanë sjellë rezultate të padiskutueshme. Për sa i përket Ilrian Guard, pyetja juaj është formuluar gabimisht, është një shoqëri shtetërore, nuk është private, është aksionare me kapital shtetëror, është vënë për të shtuar sigurinë e institucionet shtetërore. Sot ruan 370 objekte, ka një staf shumë herë më të motivuar dhe do t’ju ftoja se për të krijuar një ide më të qartë ,mund të pyesni punonjësit e saj”, tha Lleshaj.

Top Channel