Murrizi: Vendi është drejtuar nga komunistë që kanë kaluar ylberin

16/11/2020 11:37
Deputeti Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi në seancën e sotme në Kuvend tha se partitë në Shqipëri nuk janë demokratike dhe se gjatë gjithë këtyre viteve vendi ynë është drejtuar nga komunistë.

Ai ka lënë të nënkuptohet se PD dhe PS, dy forcat më të mëdha në vend bëjnë sikur kanë konflikte me njëra-tjetrën, por është krejt e kundërta. Murrizi shprehet se e gjithë kjo panoramë e pështirë dhe teatër palaçosh mes forcave politike në vend e ka zanafillën tek filli i kuq bolshevik.

“Shqipëria ka një parti që nga ’42-shi, ndërroi duart vit pas vit. Janë 136 parti të regjistruara, janë treguesi më i mirë i forcës reale se çfarë bolshevizmi mbartin forcat nga ‘90 e këtej. Filozofia e tij ka qenë shpallim armiq brenda vetes që të monopolizojmë vendin. Ne duke i përkitur brezit të asajkohe , isha në’ 90 në garë të hapur e jo për të gjetur grup armiqësore. E gjithë bota duartrokit kur Putini takoi Bushin. Ata kanë emëruar drejtues të fushatës elektorale. E gjithë kjo panoramë e pështirë dhe teatër palaçosh e ka zanafillën tek filli i kuq bolshevik, sepse vendi është drejtuar nga komunistë që kanë kaluar ylberin. Po ti kapësh nga koka do tu zbrazen xhepat nga letra me parti të tjera. Partitë në Shqipëri  nuk janë demokratike. Kjo është një lojë pragmatiste e dy tufave që i ka ndarë qerrja e Myzeqesë. Një ditë më tha Xhajë Qerimi që ‘me sa shoh xhaja këto partitë politike gjithë ditën zihen e gjatë natës bëjnë atë që s thuhet”, tha Murrizi.

Top Channel