Foto ilustruese

Katër persona janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Pogradec pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec gjithashtu kundërshtuan policinë kur ‘blutë’ u përpoqën që të ndërhynin.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/ U konfliktuan me njëri-tjetrin dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit, arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 3 po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, janë nisur drejt vendngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 3, shtetasit E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si edhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat për sqarimin e konfliktit, këta shtetas i kanë kundërshtuar me dhunë efektivët. Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., R. K., D. O. dhe V. LL., dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel