Pavion Covid edhe në Korçë/ Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në juglindje

16/11/2020 15:18

73 raste u identifikuan pozitive me Covid-19 në Korçë, Pogradec, Devoll e Kolonjë, ndërsa sanatoriumi i Korçës është pjesë e skenarit për t’u kthyer në një nga spitalet Covid në rrethe.

Janë 54 shtretër ne dispozicion të të prekurve që do të kenë nevojë për mjekim spitalor.

Aktualisht pranë këtij spitali janë dy mjekë pneumologë dhe 1 infeksionist si  dhe 52 specialistë të tjerë të fushave, të cilët krijojnë gjithmonë grupin e mjekëve për trajtimin e kësaj sëmundje.

Janë trajtuar deri më tani dhjetëra raste me Covid, të cilët referohen nga mjeku i familjes,127 por edhe vizita individuale qe Hospitalizohen ne sektorin e karantinimit të spitalit të Korçës.

Por nga ana tjetër pranë këtij spitali janë shtuar edhe rastet e ekzaminimeve përmes skanerit ku mesatarisht testohen 40 persona në ditë, ndërsa mjekët apelojnë që të respektohen masat e distancimit dhe të tregohet kujdes i shtuar nga qytetarët.

Top Channel