10 pacientë të vdekur nga zjarri në spitalin Covid në Rumani, Balla: Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave

16/11/2020 11:05
Spitali COVID në Rumani

Një tragjedia ka ndodhur në një spital Covid ne Rumani, ku humbën jetën 10 pacientë dhe u dëmtuan mjekë e infermierë.

Deputeti Taulant Balla i ka dërguar një mesazh Presidentit, Kryetarit te Kuvendit dhe Kryeministrit të Rumanisë duke i shprehur ngushëllimet.

“Nga Kuvendi i Shqipërisë ju dërgojmë ngushëllimet tona më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga zjarri në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Covid në Piatra Neamc të Rumanisë. Ne lutemi për shërim të shpejtë të personave të dëmtuar. Në solidaritetit me popullin mik rumun. Presidentit Klaus Iohanis, Kryetarit te Parlamentit Marçel Çolaku, Kryeministrit Ludovik Orban”, shkruan Balla.

 

Top Channel