“Absurde!”, Murrizi: Buxheti i fermerëve është më i ultë se ai i RTSH-së

16/11/2020 12:50
Deputeti Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ka kundërshtuar paratë që do të shkojnë për RTSH-në.

Ai shprehet se është absurde që  buxheti që do t’u shkojë fermerëve është më i ultë se sa ai i RTSH-së.

“Pashë që shtuat rreth 2.2 miliardë, nga vijnë këto para që janë shtuar? Nuk shpjegon në raportin tuaj se ku hiqen që i shkojnë këtyre institucioneve. Po të pakësohen tenderat sekret dhe tenderat pa rival e të shkojnë në hallin që ka kapur shqiptarët asgjë të keqe nuk ka. Dëgjova që buxheti u ka shkuar bujqësisë, turizmit, por mu duk absurde buxheti i RTSH-së. Ajo që shoh është që  i keni shtuar një 300 mijë eurosh RTSh, kur ajo merr nga taksapaguesi shqiptarë, nga fermerët shqiptarë, se u shkon bashkë me taksën e dritave. 12 mln euro merr nga shqiptarët. Nuk kam ndonjë të dhënë të saktë se çfarë shikohet më shumë. Se qytetarët paguajnë një taksë se un s’shof naj gjë që u vjen në ndihmë në këtë kohë. ka një raport për sa i përket kontrollit të shtetit, 800 mln euro janë tendera pa pasur para në arkën e shtetit”, tha Murrizi.

Top Channel