Silvester Stallone është emri më i fundit që i bashkohet grupit të aktorëve të “Suicide Squad”.

Drejtori i serisë, James Gunn e postoi lajmin në Instagram.

“Gjithnjë adhuroj të punoj me mikun tim Sylvester Stallone”, tha Gunn. “Pavarësisht se ai është një yll i madh, pjesa më e madhe e njerëzve nuk e kanë ende idenë sesa aktor i mrekullueshëm që është”.

Vetë Stallone e ka konfirmuar bashkimin e tij në grup, përmes një përgjigjeje ndaj këtij postimi.

Nuk është e qartë se çfarë roli do të luajë Stallone në serinë e re që do të publikohet në 2021. Më herët, CNN ka raportuar se filmi kishte një grup të mbushur me yje përfshirë disa nga aktorët që kanë qenë pjesë e kastit të 2016.

Margot Robbie rivjen si Harley Quinn, bashkë me Jai Courtney si Captain Boomerang, Joel Kinnaman si koloneli Rick Flag dhe Viola Davis si Amanda Waller. Gunn kishte bërë të ditur më herët se edhe Idris Elba do të ishte pjesë e kastit. Mbetet e paqartë se kush do ta luajë rolin e Jokerit, pasi Jared Leto nuk duket se do të kthehet në rolin e të keqit.

Top Channel