Gati 166 raste janë aktive me Covid-19 vetëm në qytetin e Gjirokastrës.

Situata mbetet kritike edhe përgjatë ditëve të fundit. Siç duket nga pamjet ka shumë pacientë që po testohen për Covid-19. Numri ditor i testimeve i kalon të 40-at apo 50-at dhe sipas shefit të shërbimit epidemiologjik. Arenc Brahimi, kjo situatë pritet që të përkeqësohet edhe për shkak të faktit që shumë qytetarë nuk paraqiten për tampon. Ata nuk detyrohen për pasojë të karantinohen dhe janë bartës të heshtur të Covid-19 në qytet.

“Për momentin në Gjirokastër mund të them se kemi një situatë shqetësuese në krahasim me para dy javësh. Kjo ka ardhur prej shtimit në masë të rasteve të pacientëve pozitivë, sidomos gjatë javës së fundit. Në Gjirokastër janë shumë vatra duke filluar që nga institucionet arsimore, bashkia, gjykata, policia, kopshtet, fasoneritë dhe ndërmarrjet private por edhe NJVKSH të Gjirolastrës”, shprehet Arenc Brahimi, shef i Shërbimit Epidemiologjik.

Bartësit kryesorë duket se janë të rinjtë dhe vatrat kryesore të infeksionit kanë nisur në bare dhe në restorante por edhe në shkolla. Të pavëmendshëm ndaj simptomave të lehta shumë të rinj i kanë neglizhuar testimet dhe vetëkarantinimin dhe kanë vazhduar të jenë prezent në këto mjedise. Numri i atyre që janë të infektuar por nuk kanë kryer tampon e që nuk ekzistojnë në listën zyrtare të personave të prekur është disa fish më i madh se numri 166 që janë raste aktive zyrtare në qytetin e Gjirokastrës.

Top Channel