Blerta Josifi: Nuk na tërhoqi mamaja, kam pyetje që dhe vetë që s’di t’i shpjegoj!

16/11/2020 13:19

Pas më shumë se 4 muajsh pas ngjarjes së rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, Blerta Josifi, rrëfeu në “Shqipëria Live” në Top Channel tragjedinë e madhe, ku humbën jetën nëna dhe motra e saj, Zhaneta dhe Anisa.

Në intervistën për “Shqipëria Live”, Blerta ka rrëfyer se nuk kanë treguar se Anisa kishte ndërruar jetë pasi kishin frikë se do fajësonin atë dhe nënën e saj.

Blerta Josifi: Nuk është e vërtetë që na tërhoqi mamaja, unë dhe Anisa e benim në mënyrë autodidakte, në fillim menduam ta bënim vetëm për pak kohë. Ne lexonim shumë.

Unë u izolova e para, por jo aq drastike sa Anisa, Anisa e nisi shumë drastikisht. Gjërat ndodhën dhe s’di ta shpjegoj , kam pyetje dhe vetë që s’di t’i shpjegoj.

Kujtojmë se më datë 2 korrik, në një banesë në zonën e Kombinatit u gjetën të pajeta nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa e mbijetuara e vetme ishte vajza tjetër Blerta Josifi.

Viktimat kishin humbur jetën pas ditëve të tëra pa u ushqyer, me arsyen për t’u ringjallur. Anisa kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa për trupin e saj ishin kujdesur që të mos dekompozohej motra dhe nëna, duke e lyer me vaj dhe me vendosjen e një ventilatori që largonte erën e rëndë.

Ndërsa Zhaneta Josifi kishte ndërruar jetë nga mosushqyerja vetëm 2 ditë para se të zbulohej tragjedia.

Top Channel