Librat shiten online/ Edhe pas panairit, aplikacioni do vijojë të funksionojë

16/11/2020 15:42

Panairi i Librit ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve, por tashmë ata nuk do të duhet të kufizohen vetëm në ditët e tij, por mund të porositin libra online, nëpërmjet “Panairi i Librit”, aplikacionit online që shumëkush e ka shkarkuar në telefonin e tiJ celular, ashtu sikurse unë kam bërë që prej krijimit të tij.

Sot kam vendosur të porosis dy libra, që do të më vijnë brenda 24 orëve në shtëpinë time, këtu ku po bëj dhe porosinë. Kam zgjedhur “Poezi të zgjedhura” të Kavafis dhe “Tregime të zgjedhura” të Borges.

Tashmë unë i kam librat në shtëpi, në më pak se 25 orë. Ata janë pjesë e bibliotekës sime. Kështu mund të bëni dhe ju për te qenë më të sigurt në ketë kohë të vështirë dhe për më tepër për t’iu drejtuar më shumë librit.

Nëpërmjet Panairi i Librit edhe ju mund të bëni porosinë tuaj.

Top Channel