Olimpiada me tifozë/ IOC, optimizëm për lojërat e Tokyo-s

16/11/2020 15:34

Lojërat Olimpike po afrohen dhe pasiguria për shkak të emergjencës së koronavirusit ende mban pezull disa çështje për organizimin.

Pavarësisht kësaj, kryeministri japonez, Yoshihide Suga dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach janë optimistë për praninë e spektatorëve në Tokyo.

“Ne jemi plotësisht të vendosur në vendosmërinë dhe besimin për t’i bërë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike një histori suksesi këtu në Tokio verën e ardhshme”, shpjegoi Bach në fund të takimit me kryeministrin japonez, një ndalesë e nevojshme për të bërë një vlerësim të organizimit të Lojërave.

Suga dhe Bach diskutuan mbi mënyrat e mundshme të hyrjes së spektatorëve në ngjarjen sportive të planifikuar midis 23 korrikut dhe 8 gushtit të vitit të ardhshëm. Titullarët e institucioneve arritën në përfundimin se gjithçka që është e mundur do të bëhet për të siguruar që ngjarja të jetë e sigurt.

“Në mënyrë që të mbrojmë popullin japonez dhe si një formë respekti, IOC do të bëjë një përpjekje të madhe në mënyrë që sa më shumë pjesëmarrës dhe spektatorë olimpikë të arrijnë këtu të vaksinuar nëse një vaksinë është e disponueshme deri atëherë,” tha kreu i IOC.

 

Top Channel