Top News ka siguruar një tjetër bisedë të kandidatit të LSI, Etion Joka, i cili i referohet një bisede me ish ministrin Ditmir Bushati në lidhje me sondazhet e realizuara nga vetë Edi Rama.
Vijon puna në KZAZ nr. 74 në qarkun e Korçës, ku puna ka ecur me ritme të shpejta dhe mbeten vetëm 25 kuti votimi për tu numëruar në këtë KZAZ.
Shifrat e rasteve me koronavirus kanë pësuar rënie drastike gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shënuar 69 raste të reja nga 994 testime dhe vetëm një viktimë nga Covid-19.
Ka rinisur procesi i numërimit në KZAZ nr. 90, në Sarandë.
Vijon numërimi në Shijak. Në 22 kutitë e para në KZAZ nr.25 rezulton forcë e parë PS me 3 237 vota e ndjekur nga PD me 1 956 dhe LSI me 425 vota.
Në bashkinë e Mallakastrës dhe Patosit, Partia Socialiste kryeson, me më shumë se gjysmën e kutive të numëruara.
Një përplasje e dhunshme ka nisur mes simpatizantëve të forcave politike jashtë qendrës së numërimit.
Në rrethin e Tepelenës ka përfunduar numërimi i 23 kutive të votimit.
Partia Socialiste është fituese në Belsh dhe Prrenjas.
Bashkimi Evropian tha të hënën se ka nisur veprime ligjore kundër kompanisë farmaceutike AstraZeneca në lidhje me mungesat në dorëzimin e vaksinave kundër koronavirusit.
Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS në Tiranë dha lajmin e mirë se Partia Socialiste ka fituar edhe zonën e Dajtit. Në një deklaratë nga selia rozë, Veliaj tha se PS ka fituar në Dajt me 52%.
Numëruesit e bashkisë Delvinë janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin, duke ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit.
Vëzhguesit e OSBE/ODIHR po prezantojnë raportin paraprak lidhur mbi ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.
Rezultati i zgjedhjeve në bashkinë e Klosit është në favor të Partisë Demokratike.
Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Maliqit është ndalur për shkak të lodhjes së numëruesve.
Ambasadori anglez, Duncan Norman ka komentuar nga një qendër numërimi në Vlorë votimin në vend.
Teksa kanë dalë tashmë rezultatet e para të zgjedhjeve në vend, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndoqi të njëjtën linjë me kreun e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca duke kërkuar që palët politike të mos nxitojnë në përfundime.
Një 36-vjeçar ka plagosur me sende të forta një 37 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Partizani”, në Vlorë.
Deklarata e Gjetjeve dhe Përfundimeve Paraprake të ENEMO, zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, Shqipëri.
Kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma në një deklaratë për mediat nga Kavaja, tha se do të ketë rezultat pozitiv për këtë zonë.
Numërimi i kutive të votimit në Cërrik, KZAZ 46 ka përfunduar.
Partia Socialiste ka rrëmbyer fitoren në Kolonjë dhe simpatizantët socialistë nuk e kanë fshehur dot gëzimin.
LSI po humb thellë në qarkun e Beratit siç tregojnë rezultatet e deritanishme
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë sot një lajm të rëndësishëm përsa i përket procesit të vaksinimit.
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, pasi inspektoi procesin e numërimit në “Shkollën e Kuqe”, në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet, u ndal për një prononcim për mediat.
Pas Fatos Hoxhës, ka ardhur edhe reagimi I ish Sekretarit të Përgjithshëm të PD Arben Ristani i cili ka kritikuar Lulzim Bashës për rezultatin negativ në këto zgjedhje.
Në zgjedhjet e 25 Prillit, Puka ka votuar Partinë Socialiste. Në këtë qytet ka përfunduar numërimi i 20 kutive të votimit dhe PS ka fituar me 2820 vota, PD me 2216, ndërsa LSI 279 vota.
Konsulli grek, Dhimitrios Saharidhis ka vizituar ditën e sotme qendrën e numërimit të votave në Gjirokastër.
Komisionerët e KZAZ 91 në Finiq janë përfshirë në debat me njëri-tjetrin për vijimin e numërimit të kutive të votimit.
Në Kolonjë është mbyllur procesi i votimit dhe Partia Socialiste ka mundur të marrë një fitore të thellë ndaj PD dhe LSI.
Në njësinë 5 në kryeqytet deri më tani janë numëruar 15 qendra votimi nga 95 në total.
Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor ka nisur sot me mbërritjen e anijes “Bob Hope”.
Procesi i numërimit është mbyllur edhe në Tropojë, ku raportohet se fitues ka dalë Partia Demokratike me 6443 vota ose 66.37%.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim nga selia e PD ku foli për humbje të PS.
Ndërsa procesi i numërimit vijon, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste e renditur e 31 në listën e Tiranës, Bora Muzhaqi në një deklaratë për mediet i ka bërë thirrje numëruesve të opozitës që të vazhdojnë numërimin e votave pa humbur kohë.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste Erion Veliaj, pas fitoreve të thella në Njësinë 10 dhe Bërzhitë, ka shpallur rezultatin fitues për Partinë Socialiste edhe në Njësinë 12.
Tom Doshi, kryetari i dorëhequr i PSD-së, nga Shkodra ka thënë se është i gatshëm të bëjë koalicion me PS. Në një prononcim të shkurtër për media, Doshi shprehet se me Lulzim Bashën nuk do të bashkohet asnjëherë në koalicion.
Me daljen e rezultateve të para që nxjerrin PS fituesi, kanë filluar edhe akuzat e para nga demokratët ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka përsëritur thirrjen për numëruesit dhe anëtarët e qendrave të numërimit që të kthehen në detyrë dhe të vijojnë punën.
Gjykata ka dhënë masën Arrest me burg për Arbër Paplekën, dhe detyrim paraqitje të tjerët për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill në Elbasan.
Disa Bashki në vend është ndërprerë procesi i numërimit të votave, për shkak se komisionerët thonë se janë lodhur.
Tom Doshi ka deklaruar pasi dha dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i deputetit. Ai thotë se pavarësisht dorëheqjes së tij PSD do jetë në parlament dhe do vijojë ta drejtojë atë.
Alastair Campbel ish-drejtori komunikimit në qeverinë e Tony Blair, ka publikuar një mesazh në Teitter ku paralajmëron një fitore të mandatit të tretë qeverisës për Ramën.
Në një prononcim për mediat të parin pas shpalljen së rezultatit në njësinë 10 në Tiranë, nga selia e PD, ish deputetja Jorida Tabaku u shpreh se njësia 10 në Tiranë është rezultati më i mirë për Partinë Demokratike.
Kandidati i për deputet, i renditur i pari në listën e PS në qarkun e Fierit, Erion Braçe ka denoncuar faktin se numëruesit e PD dhe LSI në KZAZ Divjakë që prej orës 5:30 të mëngjesit të sotëm kanë braktisur punën dhe nuk dihet se ku janë.
Në KZAZ 76 në Përmet ka mbaruar procesi i numërimit.
Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj i ka bërë thirrje numëruesve të opozitës që kanë vendosur të ndërpresin numërimin, që të rikthehen dhe të vazhdojnë punën për të pasur një rezultat përfundimtar sa më parë.
Kryeministri Rama në një postim në facebook ka uruar festën e Zojës së Shkodrës, Zojës së Shqipërisë
Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur i pari në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë.
Drejtuesi politik i qarkut Tiranë, për Partinë Socialiste, Erion Veliaj ka dalë në një deklaratë për fitores së PS në njësinë nr.10, ku ishte implementuar edhe votimi elektronik.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 16 qendra të votimit në Fushë-Arrëz dhe Has. Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar është shpallur fitues ndaj Partisë Socialiste.
Procesi i numërimit të votave vijon me ritme normale ne disa qarqe.
Në njësinë nr.10 në Tiranë ku u implementua votimi elektronik është mbyllur procesi i numërimit dhe fitues ka rezultuar PS me 6007 vota, ndjekur nga PD-AN me 4550 vota, si dhe LSI me 628 vota.
Mbyllet numërimi i votave në Himarë.
Kreu i KQZ Ilir Celibashi në një deklaratë nja njësia 10 ku u shpall rezultati i votimit atje, foli edhe për procesin e numërimit dhe shanset që të dalë rezultati më shpejt.
Në njësinë nr.10 ku u implementua votimi elektronik ka dalë fitues Partia Socialiste me 6007 vota, e dyta renditet PD-AN me 4550 vota, si dhe LSI me 628 vota.
Numërimi i votave është ndërprerë në Shijak.
Tom Doshi ka hequr dorë nga mandati i deputetit.
Numërimi vijon ende, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e pra.
Në Paskuqan ndërsa vijon numërimi i votave, votat e numëruara deri më tani tregojnë se PS është në rritje në krahasim me vitin 2017.
Në Bulqizë dhe Burrel janë numëruar 26 kuti.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi në Bruksel me përfaqësuesin e posaçëm për dialogun të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, deklaroi se ai pret që të pranojë ftesë për vazhdimin e dialogut me Kosovën në mesin e muajit maj.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e 26 prillit me një foto që i ka bashkangjitur një mesazh domethënës.
Vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ku deri në këto momente është në avantazh Partia Socialiste.
Çmimi Oskar për aktorin më të mirë i është dhënë aktorit veteran uellsian 83-vjecar Anthony Hopkins, i cili bëhet më i moshuari që fiton nderimin.
Youn Yuh-jung u bë koreania e parë që fiton si Aktorja më e Mirë Dytësore në filmin ‘Minari’ në edicionin e 93-të të çmimive Oscar sot në Los Angeles.
Shkencëtarët kanë krijuar një bojë ultra-të bardhë që mund të reflektojë 95.5 përqind të dritës së diellit që bie në sipërfaqen e saj.
Vendndodhja e tumës së Aleksandrit të Madh është një nga misteret më të mëdha të historisë. Teoritë janë të shumta por ajo dominuese është se Mbreti i Maqedonisë është varrosur në Aleksandri, në qytetin egjptian që themeloi.
Vazhdon procesi i numërimit në të gjithë vendin për zgjedhjet parlamentare të 2021.
Një sozi i boksierit të famshëm irlandez Conor McGregor është dënuar me tre vjet burgim në Britani pasi hiqej si personazhi i njohur i sportit për të shitur drogat e tij.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi pas shkollës ”Vasil Shanto” ku ishte me ambasadoren e SHBA, ka shkuar për inspektim tek ”Shkolla e Kuqe”.
Ushtria e Indonezisë konfirmoi se nëndetësja e zhdukur është gjetur dhe se të gjithë 53 pjesëtarët e ekuipazhit brenda kanë vdekur.
Procesi i numërimit të votave ka nisur vetëm pak orë pas mbylljes së votimeve në të gjithë vendin.
Nëndetësja e marinës së Indonezisë që u zhduk të mërkurën në ujerat pranë ishullit të Balit, është zbuluar sot e ndarë në tre pjesë në fund të detit.
Ka dalë rezultati i dy kutive të para të hapura në Pukë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi në Bruksel me përfaqësuesin e posaçëm për dialogun të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, deklaroi se ai pret që të pranojë ftesë për vazhdimin e dialogut me Kosovën në mesin e muajit maj. “Serbia, natyrisht do t’i përgjigjet thirrjes për dialog dhe ne do të marrin pjesë në […]
Procesi i numërimit të votave po vazhdon edhe në bashkinë e Përmetit.
Ka dalë rezultati i pesë kutive të para të hapura në Devoll.
Në Bashkinë e Hasit ka përfunduar numërimi në tre qendra të votimit.
Ceremonia e sotme e çmimeve Oskar për kinematografinë në SHBA, sivjet do të zhvillohet në disa vendndodhje në të gjithë botën, por eventi kryesor do të jetë ceremonia në Los Angeles.
Ka nisur procesi i numërimit për zgjedhjet parlamentare 2021.
Procesi i numërimit të votave ka nisur në disa prej bashkive në vend, ndërkohë që kanë dalë rezultatet e para.
Ka dalë rezultati i tre kutive të para të hapura në Këlcyrë. PS ka grumbulluar në total 271 vota, PD 218 kurse LSI 25.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ishte e pranishme në qendrën e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë duke thënë se numëruesve u përket që të bëjnë punën e tyre pas dorëzimit të fletëve të votimit.
Dorëzimi i kutive me fletët e votimit nga 75 qendra votimi ka mbaruar në KZAZ 11 në Kukës.
Në nivel kombëtar Partia Socialiste merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.5% për Partinë Demokratike, duke i dhënë 63 mandate, ndërsa 6.9% kanë votuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim, që merr vetëm 6 mandate.
Procesi i dorëzimit të kutive me fletët e votimit është thuajse drejt fundit në të gjithë vendin.
Procesi i numërimit në Pustec ka përfunduar dhe Partia Socialiste është në avantazh.
Procesi i numërimit të votave sapo ka nisur në Shqipëri, por drejtuesit politikë deklarojnë fitoren.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se pjesëmarrja në këto votime është 48.2%.
Ka përfunduar marrja në dorëzim e kutive të votimit në Shijak, ZAZ 25.
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021.
Një automjet është vjedhur mbrëmjen e kësaj të diele në autostradën Vlorë-Fier.
Gazment Bardhi, i cili renditet i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit e ka cilësuar fitore të madhe ditën e sotme.
32-vjeçari, Mikel Lleshaj është arrestuar në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se plagosi me thikë një punonjës policie, teksa ishte në krye të detyrës, në qendrën e votimit.
Kutitë e votimit të 10 qendrave nuk janë dorëzuar ende në KZAZ, për të nisur më pas numërimin.