Japonia vendos gjendje të jashtëzakonshme në 21 prefektura

26/08/2021 02:20

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga njoftoi sot se qeveria e tij do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në 8 prefektura të tjera, për shkak të përhapjes së Covid-19. Suga tha se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjerohet nga 13 në 21 prefektura. Gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi të premten dhe do të zgjasë për dy javë.

Suga gjithashtu njoftoi se masat e moderuara do të jenë në fuqi në 16 prefekturat e mbetura deri në mes të shtatorit.

“Numri i të infektuarve në të gjithë vendin tejkalon 25 mijë në ditë dhe mbetet në nivel jashtëzakonisht të lartë për shkak të përhapjes së variantit shumë ngjitës Delta. Numri i të sëmurëve rëndë po rritet me shpejtësi dhe sistemi shëndetësor është nën presion të madh”, tha Yasutoshi Nishimura, njofton “Japan Times”.

Top Channel