Afrimitet i tepruar me shimpanzenë, gruas i ndalohet hyrja në kopshtin zoologjik!

25/08/2021 16:11

Kopshti zoologjik i Anverës në Belgjikë i ka ndaluar hyrjen një gruaje për shkak te “marrëdhënies shumë të afërt” që ajo kishte krijuar me një shimpanze.

Për katër vite me radhë, Adie Timmermans shkonte ta takonte çdo muaj Chita-n, një shimpanze mashkull 38-vjeçar. Gruaja vetë pretendon se ka një “marrëdhënie” me këtë kafshë. Por punonjësit e kopshtit zoologjik janë shprehur të shqetësuar se për këtë arsye, shimpazetë e tjera e përjashtuan Chita-n nga grupi i tyre dhe nuk i afroheshin më duke bërë që ai të mbetej i izoluar.

“Unë e dua atë kafshë dhe ai më do mua, nuk kam asgjë tjetër”, tha gruaja që e kundërshtoi e irrituar vendimin për t`i ndaluar hyrjen këtej e tutje. Mes lotësh, Timmemans e quajti të padrejtë këtë lëvizje, aq më tepër kur vizitorët e tjerë lejohen t`i takojnë lirisht shimpazetë sa herë të duan.

Marrëdhënia e saj me Chitan përfshinte përshëndetjet me dorë dhe puthjet për njëri-tjetrin nga përtej xhamit. Nga 38 vite të jetës, 30 prej tyre Chita i ka kaluar i mbyllur në këtë kopsht zoologjik.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel