Sheriati, “Rruga e ujit”: Si funksionon qeverisja nën ligjin islamik!

25/08/2021 18:44

Talebanët njihen për faktin që kur morën nën shumicën e Afganistanit në 1996, vunë në zbatim një version të rreptë të Sheriatit, ose ligjit islamik.

Bazuar në interpretimin e tyre të sistemit islamik të qeverisjes, grate nuk lejoheshin të punonin, ndërsa lejoheshin ekzekutimet publike.Tani që talebanët kanë përsëri nën kontroll vendin, afganët i tremben kthimit të sundimit të tyre brutal, për të cilin talebanët thonë se bazohet tek Sheriati. Por çfarë është ai? Në arabisht, Sheriati do të thotë “rruga drejt ujit,” ose disa e interpretojnë si “një rrugë që duhet ndjekur”.

Eshtë praktika juridike që rrjedh nga mësimet e Kuranit, libri i shenjtë i fesë islame dhe mësimeve të Profetit Muhamed. Sheriati shërben si një kod i urdhëruar nga lart për jetën e drejtë, morale dhe të ndershme për myslimanët dhe ofron udhëzime për një sërë aspektesh të jetës.Vendet që respektojnë Sheriatin e praktikojnë në nivele të ndryshme në sistemet e tyre juridike. Disa vende përdorin Sheriatin si ligjin e tyre kombëtar, por shumica e vendeve kanë sisteme të përziera ligjore që ndërthurin një jurisprudencë tradicionale islame dhe një kushtetutë.

Në kushtetutën e vitit 2004, elementët e Sheriatit u integruan në kodin e qeverisjes së Afganistanit. Kur talebanët kontrollonin vendin nga 1996-2001, ata vendosën një version ekstrem të ligjit që përfshinte ndëshkime brutale të tilla si goditjet me gurë dhe gjymtime – veprime që dënoheshin nga grupet e të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Top Channel