Më 1 shtator nis fiskalizimi, kontabilistët kërkojnë më shumë kohë. Tatimet nuk tërhiqen

25/08/2021 19:35

Nga 1 shtatori do të nisë faza e tretë dhe finale e procesit të fiskalizimit me transaksionet biznes-biznes.

Reforma e nisur në fillim të këtij viti synon që të gjithë bizneset të përfshihen e sistemin e digjitalizuar ku faturat raportohen në kohë reale në administratën tatimore dhe duke hequr nga qarkullimi kuponat tatimorë.

“Deri tani janë 21 mijë subjekte të fiskalizuara, ndërsa 51 mijë prej tyre kanë marrë certifikatën elektronike dhe janë në rrugën e duhur të mbylljes së procesit. Ne kemi përgatitur një plan masash që nga 1 shtatori do suportojmë të gjitha bizneset në qytete të ndryshme.”

Drejtoresha Ibrahimaj shprehet se nuk do ketë probleme për transaksionet me bizneset e pafiskalizuara
Por eksperti kontabël Avni Tobli shprehet se procesi nuk do arrijë të mbyllet brenda vitit për shkak të problematikave:

“E para shumë biznese nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre si p.sh. e-mailin dhe e dyta ka shumë hapa pas marrjes së certifikatës elektronike deri në regjistrimin përfundimtar, gjë e cila ka vonuar procesin. Një tjetër problem është fakti se po punojnë vetëm katër operatorë të licencuar, kur në fakt janë 28 të tillë që janë të regjistruar, kjo ka shkaktuar mbingarkesë dhe vonesa në proces. Çdo sistem i ri ka problematikat e veta dhe biznesi i vogël do vuajë, sepse nuk ka infrastrukturën e duhur, që këto problematika t’i diskutojë me një zyrë profesionale.”

Me anë të një VKM-je, qeveria deri në fund të vitit nuk do vendosë asnjë gjobë për bizneset që tejkalojnë afatet e fiskalizimit.

Fiskalizimi (Gusht 2021)

120 mijë subjekte në total

21 mijë subjekte të fiskalizuara                        17,5 %

51 mijë subjekte me certifikatë elektronike             42,5%

48 mijë subjekte në pritje                              40%

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA