Armando Broja debuton me dopietë te klubi i Southamptonit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u transferua në huazim disa javë më parë, por vetëm mbrëmjen e sotme pati mundësi të grumbullohet e të luakë si titullar në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Newport.

Futbollistit 19-vjeçar në pronësi të Chelsea-t i mjaftuan vetëm 9 minuta për të zhbllokuar ndeshjen, ndërsa në të 57-ën shënoi golin e dytë personal e të 6-in për Southamptonin, që triumfoi me shifrat 0-8.

Pas 65 minutash lojë, trajneri Hassenhutl vendosi ta ulë në stol bomberin kuqezi, ndoshta për ta ruajtur për ndeshjen e fundjavës, kur pritet që Broja të debutojë me fanellën e Southamptonit edhe në Premier League.

Top Channel