Ja pse Chelsea hoqi dorë nga Haaland, zbulohen kërkesat e çmendura të Raiolas

26/08/2021 00:55

Erling Haaland do të jetë një nga asetet më të mëdha të merkatos së futbollistëve gjatë verës së ardhshme për vetë faktin se në fund të këtij sezoni hyn në fuqi klauzola e largimit për shifrën e 75 milionë eurove të talentit norvegjez nga Borussia Dortmund.

Zërat për një largim të Haaland nga Dortmundi ishin të shumta edhe gjatë kësaj merkatoje me Chelsea-n që para se të firmoste me Romelu Lukakun kishte prioritet pikërisht shtatlartin skandinav por sipas SportBild.

Blutë e Londrës u stepën jo vetëm nga kërkesat e larta të Dortmundit për vlerën e kartonit por edhe pagës së çmendur dhe komsionit të lartë që kërkonte menaxheri i futbollistit Mino Raiola për Haaland.

50 milionë euro në sezon pagë për norvegjezin dhe 40 milionë euro komision për vetë u kërkoi Raiola drejtuesve të Chelsea-t të cilët hoqën dorë nga Haaland.

Top Channel