Nga puna e ndershme në shtëpi bari, shqiptari: Më duheshin paratë për djalin e sëmurë!

25/08/2021 18:36

E mashtruan dhe e tërhoqën me premtimin e një pune të ndershme, vetëm që më pas te përfundonte në një shtëpi bari.

Fasli Lesi nuk pati shumë mundësi zgjedhjeje, sipas mediave britanike. 36 vjecarit i nevojiteshin paratë për djalin e sëmurë, e përpos kësaj, duhet t`i shlyente trafikantëve borxhin e hyrjes së tij në Britani.

Baba i dy fëmijëve ka rënë tani në prangat e policisë britanike. Ai u arrestua teksa kujdesej për kultivimin e kanabisit në tre dhoma të ndryshme në një apartament.

36 vjecari rrëfeu përpara gjykatës se ishte përfshirë në këtë histori nga padituria e nga nevoja. Në fund të seancës, shqiptari u dënua me 16 muaj burg.

Top Channel