AI: Armë serbe në duart e militantëve të ISIS!

25/08/2021 17:32

Ekspertët e armëve të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International, kanë identifikuar armë të prodhimit serb në videot e publikuara nga grupet e armatosura që veprojnë në rajonin afrikan Sahel, përfshirë edhe degën e grupit militant, Shtetit Islamik, i cili ka marrë përgjegjësinë për qindra raste të vdekjeve të civilëve.

Pushkët e reja, disa prej modeleve më të reja që janë në dispozicion, përkojnë me regjistrimet tregtare mbi shitjen që ka bërë Serbia në Burkina Faso, që tregon se armët i janë shitur jo vetëm qeverisë, para se ato të binin në duart e grupeve të armatosura, pohon Amnesty International. Udhëheqja e organizatës ekstremiste Shteti Islamik në maj të vitit të kaluar, pranoi se ka luftime me Al-Kaedën rivale, në pjesën perëndimore të Sahelit, në jug të Saharas.

Luftimet po zhvillohen kryesisht në Mali dhe Burkina Faso. Sipas BBC-së, deri vonë, këto grupe radikale kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Sipas ekspertit francez të sigurisë Olivier Guitta nga Global Strat Risk Consultancy, “Afrika, në 20 vjetët e ardhshme, do të jetë fushëbetejë e xhihadit dhe do të zëvendësojë Lindjen e Afërt”. Një pjesë e rajonit Sahel, në Afrikën Perëndimore, që gjendet në zonën ndërkufitare ndërmjet Malit, Nigerit dhe Burikna Fasos, për shkak të përhapjes së militantëve islamikë, pjesërisht është jashtë kontrollit të autoriteteve.

Top Channel