E martë, 27 Prill 2021
10:07
U ndërpre numërimi që mbrëmë/ Qendra e numërimit në Yrshek ende nuk ka nisur punën. Ja ç’thotë përfaqësuesi i KQZ-së

Ditën e djeshme KZAZ në Yrshek ka ndalur procesin e numërimit të votave, pasi komisionerët ishin të lodhur. KQZ i gjobiti edhe disa prej tyre për shkak të numërimit  për ritme të ulëta.

09:46
PS vulos fitoren në Vlorë me 8 mandate/ Rama arrin objektivin!

PS ka arritur të fitojë 8 mandate në Vlorë, duke kapur kështu objektivin e synuar që nga fillimi.

09:36
Gjylameti nga Pogradeci për Top Channel: Investimet që bëmë na u kthyen mbrapsht!

Blerina Gjylameti nga Pogradeci në një lidhje live për Top Channel tha se janë të kënaqur me rezultatin në qarkun Korçë.

09:35
Mbyllet numërimi në qarkun e Elbasanit/ PS fiton me diferencë të konsiderueshme votash ndaj PD. Kryemadhi del ‘duarbosh’

Qarku i Elbasanit i ka dhënë fitoren Partisë Socialiste me një shumicë të konsiderueshme votash ndaj PD.

09:31
Veliaj thirrje numëruesve të votave: Jo pushime të ekzagjeruara, procesi të mbyllet sot

Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë numëruesve që të vijojnë punën e të plotësojnë këtë detyrim qytetar e të dalë rezultati sa më shpejt.

09:23
“Ishte bërë si guri në këpucë”- Nasip Naço: LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë. Meta të mbajë premtimin që dha para zgjedhjeve

Kandidati për deputet i PS-së i renditur i katërti në listë, Nasip Naço ka thënë se sot gjendet bashkë me PS për shkak të eksperimenteve të dështuara të LSI-së, ndërsa shton se kjo e fundit ‘ishte bërë si guri në këpucë’.

09:20
Qarku Fier/ PS fiton bindshëm, PD merr 6 mandate

PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, duke siguruar fitoren.

09:16
Qarku Lezhë/ Përfundon procesi: PD 4 mandate, PS 3, LSI ‘zhduket’

Në qarkun e Lezhës ka përfunduar çdo gje.

09:09
Numëruesit ndërprenë punën në Kamëz, KQZ i ndëshkon

Numërimi në KZAZ Nr.27 në Kamëz nuk ka nisur ende, ndërkohë KQZ ka ndëshkuar me gjobë 3 mijë lekë të gjithë numëruesit që kanë ndërprerë procesin, edhe pse në këtë KZAZ u bë me konsensus nga të gjitha forcat politike ndërprerja e numërimit.

09:07
Balla për “Top Channel”: PS ka fituar bindshëm në Elbasan. Tani të gjitha partitë të pranojnë rezultatin

Drejtuesi Politik për qarkun e Elbasanit dhe kandidati për deputet i PS-së, Taulant Balla në një prononcim për “Top Channel” tha se socialistët në këtë qark janë në pritje të rezultatit, për të parë nëse do të marrin një mandat të nëntë.

08:55
Berat, PS i rrëmben mandatin e vetëm LSI-së/ Klosi për Top Channel: Fushatë plot me emocion dhe sakrificë

Ministri Blendi Klosi në një intervistë për Top Channel mëngjesin e sotme u shpreh i gëzuar për fitimin e mandatit të 5, ndërsa theksoi se ishte një fushatë emocionuese dhe me sakrificë.

08:41
Projeksioni i fundit/ Fieri i beson sërish PS-së, ja si ndahen mandatet mes PD dhe LSI

Projeksionet e fundit tregojnë se PS vijon të kryesojë qarkun e Fierit, duke u ndjekur nga PD dhe LSI.

08:39
Garë e fortë PD-PS në Kavajë! 76 vota diferencë, drejt përfundimit

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë një garë të fortë në Kavajë, kur rezultati pritet të dalë pas 2 orësh.

08:27
Projeksioni i fundit/ PS kryeson bindshëm Beratin, ‘i rrëmben’ LSI-së mandatin e vetëm që kishte siguruar

Partia Socialiste vijon të kryesojë bindshëm qarkun e Beratit.

08:23
PS triumfon në Shijak me 7985 vota

Shijaku mbylli numërimin e votave për subjektet politike me fitoren e Partisë Socialiste.

07:53
Qarku Tiranë/ Kryeson PS me 48,81 % të votave, 355 qendra votimi të panumëruara

Në qarkun më të madh të vendit, atë të Tiranës, janë numëruar 888 qendra votimi nga 1243 në total.

07:47
PS po ecën me epërsi/ Rama: Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje të Michael Jordan. Nisur nga epërsia me të cilën po ecën PS në këto zgjedhje,duke marrë 73 mandate e duke lënë pas PD me 59, ai shkruan. “MIRËMËNGJES. Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë – Michael Jordan”, shkruan […]

07:23
Qarku i Elbasanit/ Numërohen 497 nga 511 qendra votimi, kryeson PS me 55.15% të votave

Në 497 qendra votimi ka përfunduar numërimi nga 511 në total në qarkun e Elbasanit.

07:21
Diell dhe temperatura deri në 25 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

07:17
Kosovë/ 22 vite nga masakra në Mejë

Sot shënohet përvjetori i 22-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

07:10
Merkel: Gjermania do të blejë vaksinat ruse nëse merr miratimin e EMA-s

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ende nuk ka informacion të mjaftueshëm në lidhje me vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.

06:14
Video/ Fituan 3 mandate në Gjirokastër, Bledi Çuçi ‘përshëndetet’ me ish-ministrin Tritan Shehu

U mbyll procesi i numërimit në Gjirokastër ku Partia Socialiste ka fituar 3 mandate, kurse PD vetëm 1.

05:56
Rezultatet e fundit/ LSI merr një mandat në Durrës, PS zbret në 72 mandate në rang kombëtar

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare 2021, por në këtë orar ritmi i numërimit është ulur ndjeshëm.

05:50
Fotoja e pamasë e diellit shpallet më e qarta e bërë ndonjëherë nga toka (fotot)

Një pamje tërësisht e kuqe gjaku e diellit, besohet se është një nga fotot më të qarta të bëra ndonjëherë nga Toka.

05:40
Video/ Fituan 3 mandate në Gjirokastër, Çuçi publikon momentet e festës

U mbyll procesi i numërimit në Gjirokastër ku Partia Socialiste ka fituar 3 mandate, kurse PD vetëm 1

05:26
Mbyllet numërimi në qarkun e Gjirokastrës, PS mban 3 mandate, PD merr 1

Partia Socialiste në Gjirokastër ka arritur të mbajë 3 mandate deputetësh.

05:04
WP: Kushdo ka të drejtë të filmojë policinë, ja rregullat për ta bërë sa më saktë

Video e xhiruar me celular ishte prova kyçe për dënimin e policit Derek Chauvin i cili vrau George Floyd në Mineapolis të SHBA.

04:15
Burri dilte me 30 të dashura të ndryshme, për të marrë ‘dhurata ditëlindjeje’ gjithë vitit (fotot)

Një manipulues japonez është arrestuar pasi kishte nisur lidhje romantike me të paktën 30 gra të ndryshme, me qëllim që të merrte dhurata ditëlindjeje gjatë gjithë vitit.

03:26
Burri mbyt të dashurën gjatë intimitetit, përshëndet nga kamera dhe del nga shtëpia e saj (fotot)

Një burrë në Turqi akuzohet se ka mbytur të dashurën e tij gjatë seksit, para se me qetesi të ushqente macen e saj dhe të dilte nga apartamenti duke përshëndetur me dorë nga kamera.

03:14
Përfundon numërimi në bashkinë Roskovec, PS fiton me 6276 vota

Përfundon procesi i numërimit në bashkinë e Roskovecit. Mësohet se PS mori 6276, ndërkohë që PD siguroi 4944 dhe LSI, 510.

03:04
27 vjeçarja humbet ekuilibrin, bie nga 70m lartësi duke pastruar dritaret e shtëpisë (fotot)

Një grua ka rënë drejt vdekjes nga 70 metra lartësi, pasi humbi ekuilibrin teksa pastronte dritaret e shtëpisë së saj.

02:31
Pas fitores nisin festimet nga Freshi jashtë zyrave të PS në Sarandë

Nis festa edhe në qytetin e Sarandës, ku Partia Socialiste fiton bindshëm me 7842 vota, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 5051 vota, ndërsa LSI 1480 vota.

02:30
Italiani shkel karantinën për të takuar prostituta, i vë fajin vaksinës (fotot)

Një 85-vjecar italian është gjobitur dy herë brenda ditës për shkelje të kufizimeve të koronavirusit për t’u takuar me prostituta, duke u justifikuar në polici se kishte rritje të nxitjes seksuale pas marrjes së vaksinës së COVID-19.

02:00
‘Merr fund’ edhe në Sarandë, fiton bindshëm PS/ Ina Zhupa përqafon ministren Denaj dhe i uron fitoren

Nis festa edhe në qytetin e Sarandës, Partia Socialiste fiton bindshëm me 7842 vota, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 5051 vota, ndërsa LSI 1480 vota

01:54
Vijon numërimi në bashkinë e Shijakut, PS në avantazh me 7224 vota

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare 2021.

01:48
Mafia Sëpata e Zezë/ Policia në Itali kap 30 anëtarë të bandës së frikshme nigeriane

Policia italiane tha sot se në disa aksione të koordinuara në të gjithë vendin janë arrestuar 30 anëtarë të dyshuar të mafias nigeriane “Sëpata e Zezë”.

01:30
Vazhdon numërimi në Shkodër, PSD drejt mandatit të tretë

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare 2021.

01:27
SHBA-ja inkurajon Kosovën dhe Serbinë të arrijnë marrëveshje

Raportet SHBA-Kosovë, sigurimi i vaksinave kundër COVID-19 dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, kanë qenë tema të diskutimit ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesit të detyrës së ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker. Njoftimi është bërë nga presidenca e Kosovës, e cila citon zyrtarin e lartë amerikan […]

01:00
Hap pas hapi/ Vazhdon numërimi i votave në të gjithë vendin, ja si ndahen mes tyre PS dhe PD

Në disa bashki të vendit është mbyllur procesi i numërimit, ku PS ka arritur fitoren në shumicën prej tyre.

00:57
‘Robinson Kruzo’ i Italisë dëbohet pas 32 vjetësh nga ishulli ku jetonte vetëm (fotot)

Një burrë italian do të largohet nga ishulli ku jetonte prej më shumë se 30 vjetësh, pas presionit prej autoriteteve.

00:55
Incidenti tek KZAZ nr.30/ Celibashi flet për Top Channel: Dhunuesi nuk ishte numërues! Jelekun mund ta blesh kudo

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për Top Channel teksa ka monitoruar procesin e numërimit të votave tek KZAZ nr.30 pas konfliktit fizik që ndodhi pas disa personash.

00:48
Pas përplasjes fizike, rinis puna tek KZAZ nr 30 në Tiranë. Celibashi ndjek nga afër procesin

Pas konfliktit fizik që ndodhi mes vëzhguesve dhe numëruesve tek KZAZ nr.30 në Tiranë, ka rinisur puna për numërimin e votave.

00:45
Betejës se fortë i erdhi fundi/ Përfundon numërimi në Dibër, PD nis festën (VIDEO)

Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në qarkun e Dibrës.

00:32
Çmimet Oskar 2021 kishin audiencën më të ulët ndonjëherë të ceremonisë (fotot)

Numri i njerëzve që ndoqën ceremoninë e çmimeve Oskar të dielën mbrëma ishte shifra më e ulët e parë ndonjëherë, tregojnë statistikat zyrtare.

00:31
Përshpejtohet procesi i numërimit në Durrës, por pritet të vazhdojë edhe nesër

Durrësi është një nga qytetet, ku procesi i numërimit të votave ka qenë i ngadaltë.

00:28
Përfundon numërimi në bashkinë Vau i Dejës, PD fiton me 6376 vota, PSD e dyta

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Vau i Dejës.

00:09
Numërohen 44 qendra votimi në Sarandë, ja rezultatet

Vazhdon numërimi në KZAZ nr 90 në Sarandë kanë përfunduar së numëruari 44 QV nga 53 të tilla.

00:08
Numërohen 56 kuti votimi në Laç, kryeson PD me 3305 vota më shumë se PS

Vijon numërimi në KZAZ nr.15 në Laç, ku në avantazh është Partia Demokratike me 3305 vota më shumë.

E hënë, 26 Prill 2021
23:59
VIDEO/ Sherri në KZAZ nr.30 në Tiranë, policia shtrin në mes të rrugës vëzhguesit dhe numëruesit

Top Channel ka siguruar pamjet e momentit të ndërhyrjes së policisë për të shoqëruar vëzhguesit dhe numëruesit e votave në KZAZ nr.30 në Tiranë pasi u përfshinë në një konflikt fizik.

23:51
Numërohet kutia e fundit, PS në festë/ “Jemi krenarë për patronazhistët tanë”, Balluku: Fitore e jashtëzakonshme në Kombinat!

Po numërohet kutia e fundit në Kombinat, ku edhe pse nuk ka dalë ende rezultati final duket se kryeson bindshëm Partia Socialiste me 15595 vota, ndërsa PD ka siguruar vetëm 9558 vota.

23:49
PAMJE/ Me grushte e shkelma brenda qendrës së numërimit të votave, momenti i dhunimit të vëzhguesit të PD

Top Channel ka siguruar pamjet e dhunimit të vëzhguesit të PD brenda qendrës së numërimit të votave në KZAZ nr.30 në Tiranë.

23:38
Me cigare dhe kafe brenda qendrës së numërimit të votave, vëzhguesit në KZAZ 35 nuk njohin masat anti Covid

Masat anti Covid duket se janë harruar në KZAZ nr. 35 pasi duket se nuk respektohet aspak distancimi social apo mbajtja e maskës.

23:33
Numërohen 40 kuti në Shijak, Partia Socialiste kryeson me 6074 vota

Vazhdon numërimi në KZAZ nr 25 në bashkinë e Shijakut të qarkut Durrës.

23:24
Korça e vendosur! Fiton me 20.837 vota Partia Socialiste

Procesi i numërimit ka përfunduar në bashkinë e Korçës dhe fitorja është e thellë për Partinë Socialiste.

23:21
Sherri në KZAZ 30 në Tiranë/ Pampuri sqaron si ndodhi ngjarja: Dy persona dhunuan dhe përgjakën vëzhguesin e PD

Oriola Pampuri ka sqaruar detajet nga konflikti  në shkollën “1 Maji” në Tiranë ku ndodhet KZAZ 30 dhe pretendon se është dhunuar një përfaqësues i PD.

23:11
Sherr me grushte mes vëzhguesve në KZAZ nr. 30 në Tiranë/ Ndërhyn policia, 3 të shoqëruar

Me tensione është zhvilluar procesi i numërimit të votave edhe në Tiranë. Në KZAZ 30 te shkolla “1 Maji” janë konfliktuar fizikisht vëzhguesit me njëri-tjetrin.

23:09
Përfundon numërimi i votave në Devoll, PD i merr fitoren PS

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Devoll. Në këtë zonë, vihet re një diferencë e ngushtë mes dy partive të mëdha ndërsa fitoren e ka marrë PD.

23:02
PS forcë e parë në Bulqizë, nis festa! (VIDEO)

Numërimi i fletëve të votimit në KZAZ nr.18 në Bulqizë ka përfunduar.

22:59
Edhe Peqini i majtë/ Fiton me 6702 vota

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në Peqin.

22:49
(Video) Edhe humbja pritet me entuziazëm! Numërohen votat e fundit në favor të PS-së në Kombinat, kundërshtarët brohorasin për PD-në

Partia Socialiste kryeson me një rezultat të thellë në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

22:37
KQZ merr masa: Gjobë për 18 KZAZ që kanë numëruar më pak se 50% të kutive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një deklaratë për media së fundmi, ku bëjnë me dije se janë sanksionuar anëtarët që kanë ndërprerë procesin e numërimit të votave gjat ditës së sotme.

22:17
Rast i veçantë në Finiq/ Kutia e votimit të fshatit Livinë gjendet e hapur, zhduken mbi 500 fletë boshe…

Kutia e votimit të fshatit Livinë, në Finiq është vlerësuar e pavlefshme dhe rasti i është dërguar për shqyrtim KQZ-së.

22:09
Mbërrijnë 8190 doza të tjera të vaksinës Pfizer, Rama: Vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 8190 doza të vaksinës Pfizer gjatë mbrëmjes së sotme.

22:04
Xhaçka takim me delegacionin e OSBE/ ODIHR: U vlerësua puna e mirë për standardet zgjedhore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e delegacionit të OSBE/ODIHR-it.

22:03
Lezhë/ PS fiton në KZAZ 12, përfundimi i procesit të numërimit të votave shoqërohet me duartrokitje

Numërimi i votave ka përfunduar në KZAZ 12 në Bashkinë e Lezhës.

21:57
Partia Socialiste, forcë e parë dhe në Patos, merr 7707 vota

Procesi i numërimit ka përfunduar në Patos dhe Partia Socialiste ka fituar me 7707 vota.

21:55
Qarku i Korçës/ Përfundon numërimi në KZAZ nr. 73, kryeson PS, por me rezultat të ngushtë nga PD

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ nr. 73 Korçë.

21:50
Plagos veten me armë zjarri i riu në Rrogozhinë, dyshohet se…

Një 30 vjeçar është plagosur me armë zjarri në Rrogozhinë.

21:43
Përfundon numërimi në Malësi të Madhe/ Edhe pse me rezultat të ngushtë nga PS kryeson PD

Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Malësisë së Madhe.

21:35
Vijon procesi i numërimit në Kurbin, PD në avantazh me 2277 vota më tepër se PS

Vijon procesi i numërimit të fletëve të votimit në KZAZ nr. 15, në Kurbin, ku deri më tani janë hapur vetëm 38 kuti nga 74, ndërkohë që dy kuti janë në proces numërimi.

21:28
Shijak, numëruesit besimtarë ndërpresin procesin për shkak të Ramazanit

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë për disa caste në një KZAZ në Shijak për shkak të numëruesve besimtarë.

21:02
Vijon procesi në qarkun e Vlorës, përfundon numërimi në disa KZAZ

Në qarkun e Vlorës vijon numërimi i fletëve të votimit.

20:49
Përfundon numërimi në Mat dhe Klos, fitore për PS dhe PD

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Mat, Klos, ndërkohë që vazhdon numërimi me ritme të shpejta në Bulqizë dhe Peshkopi.

20:46
Mallakastër/ Përfundon procesi i numërimit të votave në KZAZ 62, PS fiton me 46.99%

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në KZAZ 62 në bashkinë Mallakastër ku janë numëruar 58 kuti votimi.

20:38
Ndërpritet puna në Kamëz, numërimi nis nesër në mëngjes

Pasditen e sotme është ndërprerë numërimi në KZAZ nr. 27 në Kamëz dhe mesa duket puna nuk do të rinisë më për sot!

20:32
Nuk befason Rrogozhina, fiton PS me 1300 vota diferenca ndaj PD-së

Procesi i numërimit në Rrogozhinë ka përfunduar, duke nxjerrë fituese Partinë Socialiste.

20:28
Veliaj shpall fitoren e PS në Malësinë e Tiranës: Sot kemi një super rekord!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kandidati për deputet Xhemal Qefalia ka shpallur fitoren e PS për zonat rurale duke thënë se kanë arritur në numër rekord me shifrat në zonën e Kërrabës dhe të Shën Gjergjit.

20:19
Përfundon numërimi në Kukës, PD fitore të thellë ndaj PS-së

Kukësi bëhet qarku i parë ku ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit, në të 141 qendrat e votimit.

20:03
Shkëputet energjia elektrike në QV në Vorë, ndërpritet procesi …

Është ndërprerë energjia elektrike për disa momente në qendrën e votimit në Vorë.

19:47
Përfundon numërimi në Delvinë dhe Finiq/ PS merr fitoren

Numërimi i fletëve të votimit ka përfunduar plotësisht në Delvinë, ku u votua në 23 qendra.

19:45
Policia ndërhyn në KZAZ nr. 47 Elbasan, prania e madhe e njerëzve shqetëson numëruesit

KZAZ nr. 47 në Elbasan ka marrë vendim dhe ka kërkuar ndihmën e policisë që për shkak të zhurmës dhe problemeve të mëdha që shkaktojnë një grumbull i madh njerëzish pranë vendeve të numërimit, lodhjes disa orëshe tashmë të numëruesve, KZAZ ka kërkuar ndihmën e policisë

19:43
PS dhe PD ‘kokë më kokë’ në Dibër, diferencë e ngushtë me 50 vota

Partia Socialiste, deri më tani numëron rreth 50 vota më shumë se Partia Demokratike, por kutitë e panumëruara ende mund të përmbysin rezultatin.

19:39
Kutitë hapen në mënyrë selektive? Celibashi e mohon në mënyrë kategorike: Gjithçka është bërë sipas rendit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka mohuar që kutitë me fletët e votimit të jenë hapur në mënyrë selektive duke thënë se gjithcka është bërë sipas rendit.

19:32
“Punon tani”/ Celibashi bën batuta për faqen e KQZ, përcakton orën për monitorimin e KZAZ

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka thënë se në orën 22:00 do të bëhet monitorimi i të gjitha qendrave të votimit për të vlerësuar procesin e numërimit.

19:26
KQZ bie dakord me raportin e OSBE/ODIHR, Celibashi: Vlerësimet janë realiste! Komenti për problemet e anëtarëve të KZAZ

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR lidhur mbi ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

19:17
Pas Gjirokastrës, ndërpritet numërimi edhe në Kamëz

Pas Gjirokastrës, është ndërprerë numërimi edhe në KZAZ nr. 27 në Kamëz.

19:12
Ndërpritet numërimi në Gjirokastër, numëruesit: Jemi të lodhur!

Është ndërprerë numërimi i votave në Gjirokastër dhe mësohet se grupet e numërimit do të kthehen pas dy orësh.

19:06
Tension mes numëruesve dhe vëzhguesve, përleshen në qendrën e numërimit në Vlorë

Numëruesit dhe vëzhguesit, në pallatin e sportin në Vlorë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

18:57
Përfundon numërimi në Lushnjë, kryeson PS me 9747 vota

Ka përfunduar plotësisht numërimi i votave në KZAZ nr. 55 në Lushnjë.

18:53
“Çfarë është ajo armë aty”, banorët e zonës frikësohen nga sherri në Rrogozhinë

Top Channel ka siguruar pamje nga paniku i banorëve të zonës pas përplasjes fizike të simpatizantëve jashtë qendrës së numërimit në Rrogozhinë.

18:52
Përfundon numërimi në bashkinë e Roskovecit, fiton PS, merr 1332 vota më shumë se PD

Bashkia e Roskovecit nxjerr fituese Partinë Socialiste, me 6276 vota.

18:51
Në Yrshek vijon numërimi me ritme të ngadalta, numërohen vetëm 10 kuti

Në Yrshek po vijon procesi i numërimit me ritme të ngadalta.

18:39
Paskuqanin e fiton PD me 8835 vota, PS numëron 6663 vota dhe LSI 1089 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në njësinë administrative të Paskuqanit, ku është shpallur fituese PD me 8835 vota, ndërsa PS ka marrë 6663 vota, teksa LSI numëron 1089, ndërsa PSD 786 vota.

18:24
Kulluri ironizon rëndë Bashën, që reklamon humbjen e zgjedhjeve si fitore. Ja çfarë pritet në PD

Edvin Kulluri, i ftuar në Top Talk thotë se rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare, tregojnë humbje për Partinë Demokratike.

18:21
Përfundon numërimi në Gramsh, kryeson bindshëm PS

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Gramshit.

18:09
Video skandali i Etion Jokës/ Zbulohet biseda e kandidatit të LSI me Ditmir Bushatin: Më ka thënë se PS nuk i kalon 62 mandate

Top News ka siguruar një tjetër bisedë të kandidatit të LSI, Etion Joka, i cili i referohet një bisede me ish ministrin Ditmir Bushati në lidhje me sondazhet e realizuara nga vetë Edi Rama.

18:03
PS kryeson në Korçë me 31.327 vota, e ndjekur nga PD me 28.112 vota dhe LSI me 4.800 vota

Vijon puna në KZAZ nr. 74 në qarkun e Korçës, ku puna ka ecur me ritme të shpejta dhe mbeten vetëm 25 kuti votimi për tu numëruar në këtë KZAZ.

17:58
Ulje drastike e shifrave gjatë 24 orëve të fundit/ 69 raste të reja dhe 1 humbje jete nga koronavirusi

Shifrat e rasteve me koronavirus kanë pësuar rënie drastike gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shënuar 69 raste të reja nga 994 testime dhe vetëm një viktimë nga Covid-19.

17:43
‘Çlodhen’ komisionerët dhe rikthehen në punë, rinis puna në KZAZ nr. 90 në Sarandë

Ka rinisur procesi i numërimit në KZAZ nr. 90, në Sarandë.

17:34
Vijon procesi i numërimit në Shijak, kryeson PS me 3237 vota, e ndjekur nga PD me 1956 vota

Vijon numërimi në Shijak. Në 22 kutitë e para në KZAZ nr.25 rezulton forcë e parë PS me 3 237 vota e ndjekur nga PD me
1 956 dhe LSI me 425 vota.