Brenda aeroportit të Kabulit, pamje live nga evakuimet në Afganistan

26/08/2021 09:02

Afati i fundit i evakuimeve nga Afganistani është 31 gushti, por talebanët kanë thënë se afganët me dokumente të të vlefshme do të jenë në gjendje të largohen nga vendi me fluturime komerciale edhe pas kësaj date.

Ndërkohë vijojnë fluturimet nga aeroporti i Kabulit, teksa mijëra njerëz po presin  brenda dhe jashtë me shpresën se mund të largohen.

Deri tani, janë evakuuar më shumë se 82,000 afganë nga Kabuli, i cili është nën kontrollin e talebanëve që më 15 gusht. Vendet po nxitojnë t’i evakuojnë njerëzit deri në afatin e 31 gushtit, kur do të largohen trupat amerikane nga Afganistani.

Ndërkohë, së fundmi ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul i këshilloi qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimin në aeroport dhe tha se ata që tashmë janë në portat e tij, duhet të largohen menjëherë, për shkak të “kërcënimeve të sigurisë”.

Zyra e Jashtme britanike lëshoi një këshillë të ngjashme, duke u thënë njerëzve pranë aeroportit që “të largohen në një vend të sigurt”. Ajo tha se ekziston një “kërcënim i vazhdueshëm dhe i lartë i sulmit terrorist”. Australia gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të saj dhe atyre me viza për në Australi që të largohen nga zona, duke thënë se ekziston një “kërcënim shumë i lartë për sulm terrorist”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel