Një shpërthim ka ndodhur jashtë aeroportit të Kabulit, ndërsa evakuimet e mijërave personave vazhdojnë. Lajmin e ka bërë të ditur Pentagoni, raporton Sky News.

Sekretari për shtyp i Pentagonit tha se numri i viktimave nuk dihet ende, ndërsa Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden është informuar për shpërthimin.

Korrespondentja e Sky News, Sally Lockwood tha se shpërthimi ndodhi pranë hotelit Baron, vendi ku kanë qëndruar trupat britanike dhe gazetarët.

Shpërthimi erdhi pas paralajmërimeve se gjatë ditës një sulm terrorist shumë vdekjeprurës mund të ndodhte në aeroport brenda disa orësh.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe vende të tjera janë duke lëvizur për t’i dhënë fund evakuimeve të dhjetëra mijëra qytetarëve përpara afatit të 31 gushtit.

Top Channel