Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një komunikate në faqen e saj zyrtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia që të dalin nga gëzhoja e interesave politike sepse situata me pandeminë është shumë serioze.

Sipas AAK-së, Qeveria duhet t’i angazhojë të gjithë potencialet nacionale në luftën kundër pandemisë. Kujtojmë se 79 qytetarë të Republikës së Kosovës, kanë vdekur me Covid-19 vetëm gjatë javës së fundit.

Komunikata e plotë:

Kryeministër Kurti

Ministër Vitia

Vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike!

Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin.

Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje!

Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura. Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë.

Veproni e mos bëni sehir!

Top Channel