Shkodër/ Kultivoi kanabis pranë banesës, arrestohet 35-vjeçari. Vihet në pranga edhe kryeplaku i fshatit

26/08/2021 13:11
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Bajzë.  

Një 35-vjeçar i identifikuar me inicialet O.Ç., u arrestua pasi u konstatua duke kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në ambientin përreth banesës së tij, ndërsa një 55-vjeçar, i identifikuar me inicialet T. C., me detyrë kryeplak i fshatit u arrestua për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërsa një 60-vjeçar i identifikuar me inicialet F.C., banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër, u arrestua për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel