Gjobiten për videon në Tik Tok/ Vajzat bllokuan trafikun në Tiranë, shoferja ishte pa patentë

26/08/2021 15:42

Tik Tok është aplikacioni që ka tërhequr miliona të rinj.

Realizimi i videove sa më të veçanta është bërë sfidë mes përdoruesve të programit, që rezultoi më i shkarkuari gjatë vitit 2020. Për të arritur qëllimin, katër vajza vendosën të sfidojnë rregullat e qarkullimit rrugor e të performojnë në mes të rrugës.

Ato ndaluan automjetin luksoz, në Unazën e Madhe në kryeqytet, duke bllokuar trafikun e shqetësuar banorët e zonës me zhurmën e krijuar. Video është realizuar me dron dhe më pas njëra nga vajzat e ka postuar në rrjetin social.

Akoma më i rëndë është fakti se 21-vjeçarja që drejtonte mjetin, nuk ishte e pajisur me leje qarkullimi.

Policia rrugore verifikoi se incidenti ka ndodhur në 22 gusht. Ndaj shtetases me iniciale V.D. ka nisur hetimi për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që u gjobit me 50.000 lekë.
Po ashtu, në po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar 21-vjeçares pa patentë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel