Shpërthim në aeroportin e Kabulit, paralajmërimet e ISIS dalin të vërteta?!  

26/08/2021 19:52
Të paktën 13 viktima sipas raportimeve të para, ndersa te tjera flasin per dhjetra te vdekur.

Një shpërthim i fuqishëm tronditi aeroportin e Kabulit vetëm pak orë pas paralajmërimeve për një sulm terrorist të Shtetit Islamik.

Pentagoni e konfirmoi lajmin duke theksuar se ngjarja vjen pikërisht në fazën më të vështirë të evakuimeve. Atentati i kryer përpara dyerve të aeroportit ndërkombëtar Hamid Karzai duket se ka qenë vepër e një kamikazi, ndërsa qëllimi i sulmit ishte të shkaktonte sa më shumë viktima, frikë e pështjellim.

Gjendja në terren është kaotike, e informacionet që mbërrijnë prej andej po ashtu. BBC flet për të paktën 10 të vdekur, New York Times e çon në 40 numrin e viktimave duke përfshirë aty fëmijë, si dhe katër marinas amerikanë. 120 janë të plagosurit sipas të përditshmes amerikane, 60% e të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Shpërthimi ndodhi pikërisht në zonën mijëra persona prisnin që dokumentet e tyre të shqyrtoheshin nga autoritetet, e të merrnin më në fund dritën jeshile për të hyrë në aeroport.  Talebanët e dënuan me forcë atentatin kundër civilëve, duke theksuar se ai ndodhi në një zonë ku siguria është në duart e forcave amerikane.

Agjentët sekretë amerikanë dhe britanikë  vetëm pak më herët kishin paralajmëruar për rrezikun e një sulmi në aeroportin e Kabulit. Fjalët e tyre ishin marrë seriozisht nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore të cilat i paralajmëruan qytetarët e vet që të largohen menjëherë nga zonat përreth aeroportit.

Pak përpara sulmit, Departamenti amerikan i mbrojtjes nuk kishte shumë që kishte hedhur poshtë raportimet se po përgatiteshin të përfundonin evakuimet  Afganistani para kësaj fundjave. “Operacionet e evakuimit në Kabul nuk do të përfundojnë brenda 36 orësh.

Ne do të vazhdojmë të evakuojmë sa më shumë njerëz që mundemi deri në fund të misionit”, tha zëdhënësi i tij John Kirby, i cili qe dhe i pari zyrtar që konfirmoi më pas në Twitter lajmin e shpërthimit.

Top Channel