Dardan Krivaqa u dhunua nga të dënuarit në burg? Institucioni i drejtësisë sqaron lajmin

26/08/2021 16:02

Dardan Krivaqa i është nënshtruar fazës së karantinimit dhe po qëndron i vetëm në paraburgim, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sqarimi vjen pas disa lajmeve në mediet kosovare, ku shkruhej se “Dardan Krivaqa u rrah nga të burgosurit e tjerë në paraburgim”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, personi në fjalë pas pranimit në BSL menjëherë i është nënshtruar fazës së karantinimit, ku po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë”, shkruhet në njoftim.

Krivaqa dyshohet se vrau partneren, me të cilën bashkëjetonte prej dy muajsh. Marigona Osmani u la para spitalit të Ferizajt, pa shenja jete dhe me fraktura të rënda në trup.

Dyshohet se Krivaqa e kreu krimin, në bashkëpunim me shokun e tij, Arbër Sejdiu. Hetimet vazhdojnë, ndërsa paraprakisht për të u caktua masa e sigurisë, paraburgim për një muaj.

Krivaqa njihej si njeri problematik dhe me precedentë penale. Ai dyshohej për 11 raste grabitjeje, 93 raste vjedhjeje të rëndë, 1 rast dhunimi, pesë lëndime trupore.

Top Channel