Përplasje në Egje, rojet bregdetare greke sulmojnë peshkarexhat turke! 

26/08/2021 13:48

Mediat turke raportojnë se njësi të rojeve bregdetare greke kanë sulmuar një grup peshkatarësh turq që ndodheshin sipas tyre në ujëra ndërkombëtare pranë brigjeve turke në detin Egje.

Njëri prej peshkatarëve, Gökay Demir, tha se tre anije ishin nisur nga bregu i Karaduvarit në provincën e Mersinit e i ishin drejtuar ujërave ndërkombëtare, por edhe pse ndodheshin në një zonë ku lejohet peshkimi, ata janë rrethuar nga rojet bregdetare greke. Këto të fundit i kanë shkaktuar dhe dëme materiale duke i qëlluar me gurë.

Peshkatarët treguan me vonë dhe pamjet e xhamave të hyer nga gurët. Ndërkohë në muajin qershor ishte shtypi grek ai që përcillte shqetësime se anije turke kishin shqetësuar rojet bregdetare greke. Grekët dhe turqit u përfshinë një vit më parë në mosmarrëveshje lidhur me sovranitetin territorial në Mesdhe dhe tabanin nënujor, ku përplasja më e rëndësishme lidhej me rezervat e naftës dhe gazit.

Konflikti u përshkallëzua deri në atë pikë sa u fol për rrezikun e një lufte të vërtetë mes dy vendeve, të cilat pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve i ulën tonet, por marrëdheniet mes tyre mbeten të ndera.

Top Channel