Komiteti Teknik i Ekspertëve, në mbledhjen e fundit, vendosi të lërë në fuqi, masat aktuale kundër Covidit, por bëri thirrje të forte, për mbajtjen e maskave në vende të mbyllura dhe atje ku nuk mund të respektohet distanca.

Por cilat janë ato vende ku nuk respektohen rregullat antiCovid?

“Autobusët dhe dasmat. Nuk e shikoni çfarë bëhet në të gjitha linjat urbane. 2-3 njerëz shikoni me maska brenda një autobusi të mbushur plotAutobusët janë fare, fare.

Unë isha në një dasmë në Fier dhe nuk bëhej fjalë për maska.

Unë shkoj në farmaci, që supozohet një vend sanitar, dhe unë si klient jam me maskë, dhe ai që shërben, farmacisti, nuk ka maskë.

Këtu nuk zbatohet asnjë rregull, janë liruar fare. Në Itali nuk bëhet fjalë të mos e mbash maskën, në vende të mbyllura, dyqane, markete, etj.

Unë nuk e mbaj maskën asgjëkundi, sepse jam dy herë I vaksinuar. Dhe jo vetëm unë, por e gjithë familja ime. Pse duhet ta mbaj maskën?

Unë nuk e kam hequr asnjëherë, e mbaj edhe në rrugë. Sepse jam I përgjegjshëm. Njeriu duhet të ruajë vetveten në radhë të parë, të afërmit, shokët e tij, të ruaje komunitetitin. Por ne, nuk e respektojmë fare njëri-tjetrin.

Maskat I mbajmë nëpër ccanta. Sa shikoj që ka radhë, apo grumbullim, e vendos. Në autobus, supermarket, qendër tregtare, etj. Pavarësisht se jemi vaksinuar, ne prapë ruhemi”, shprehen qytetarët.

Top Channel