Ngatërruan trupat e pajetë në Maqedoninë e Veriut/ Ministra e Shëndetësisë: Nuk është përgjegjësia jonë

26/08/2021 14:54

E gjendur në një pozicion të vështirë, ministria maqedonase e shëndetësisë nënvizoi se spitali apo institucionet shëndetësore nuk kanë faj ose përgjegjësi për gabimin me kufomën ne Vrapcishtë, ku një familjeje priste arkivolin me trupin e nënës së vdekur nga Covid, por brenda arkëmortit gjeti kufomën e një burri të panjohur.

Ministria theksoi se përgjegjësinë për këtë situatë e kanë agjencitë funerale. “Të gjitha spitalet dhe qendrat Covid i plotësojnë plotësisht protokollet me trupat e pajetë në kushtet spitalore, por trupat i dorëzohen agjencive që kujdesen për shërbimet e varrimit”, thuhet në deklaratë. Po në Maqedoninë e veriut ndodhi disa muaj më parë një rast i pazakontë.

Në spitalin e Strumicës u vodh kufoma e një 49-vjeçari që ndërroi jetë nga koronavirusi. Rreth 20 persona e morën trupin së bashku me shtratin e spitalit, e vendosën në furgon e u larguan bashkë me të.

Top Channel