Pamjet/ Sahatet e pallatit u përfshinë nga flakët gjatë natës, banorët dolën jashtë të frikësuar

26/08/2021 14:38

Mbrëmjen e kaluar, kaseta e sahateve janë përfshirë nga flakët në një pallat në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se si njerëzit janë frikësuar dhe kanë dalë në rrugë të alarmuar. Zjarrfikësit arritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa nuk u raportua asnjë pasojë në njerëz.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga ngarkesa e madhe ose shkëndija elektrike në aparatet kryesore matëse në katin e parë të pallatit ku banohet nga familjarë të shumtë.

Top Channel