Shqiptare apo kosovare?! Rita Ora shkakton debate me deklaratën e saj

26/08/2021 15:13

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj.

Në rrjetet sociale dhe në intervistat e dhëna, artistja ka folur për traditat shqiptare, të cilat i njeh mirë, pavarësisht se është larguar nga Kosova në moshën 1-vjeçare, së bashku me familjen.

E pyetur për të disatën herë, se nga është, 30-vjeçarja thekson se është kosovare, duke i ngatërruar fansat e huaj e duke nxitur debat mes ndjekësve shqiptarë.
Së fundi, Rita u detyruar të shpjegojë përdorimin e termave “shqiptare” dhe “kosovare”. E ftuar së në emisonin “Wired”, ajo iu përgjigj pyetjeve më të shpeshta për të në Google, midis të cilave “A është Rita Ora shqiptare?”

Po jam shqiptar, por më lini t’ju shpjegoj sepse është pak e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra unë kam thënë që jam shqiptare, jam shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë”, u përgjigj artistja.

Më tej, ylli i hitit “Let you love me”, tha gjatë intervistës se personazhi i saj i preferuar është Jim Belushi sepse vijnë nga i njëjti vend. Jam shumë krenare për artistët që kanë dalë nga Kosova”, u shpreh 30-vjeçarja.

Ndërkohë, karriera e saj si këngëtare po njeh vetëm sukses. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Rita lajmëroi për koncertin e radhës, që do të mbahet në 30 shtator në zemër të Parisit, në Kullën Eifel.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel