10 mijë euro për 4 mina. Kapet 50 vjeçari që do i shiste në Fushë-Krujë

26/08/2021 10:51

Policia ka arrestuar një 50 vjeçar, i cili u kap me 4 mina me telekomandë. 

Ishte shtetasi Arben Elezi, nga fshati Larushk i Fushë Krujës, ai që u kap në flagrancë. Ka qenë policia e Durrësit ajo që ka finalizuar operacionin e koduar “ Furnitorit” .

Shërbimet e Policisë, e kanë ndaluar shtetatin Arben Elezi, në Shkafanë, Ishëm të Durrësit, gjatë kontrollit fizik në cilësinë e provës materiale I gjetën 4 minat me telekomandë, I cili do të siste kundret shumës 10.000 mijë euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel