Pamje të rënda/ Aksidenti me 5 viktima te Qafa e Muzinës, dhjetëra forca zjarrfikëse luftojnë për të nxjerrë trupat e pajetë

26/08/2021 20:30

Rënia në greminë në Qafën e Muzinës, e një furgoni të linjës Tiranë-Sarandë, pasi u përplas me një mjet tip “Land Rover” i mori jetën pesë personave.

Pamjet që shihni më lartë janë momente kur forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të viktimave nga furgoni, për t’u transportuar më pas drejt morgut.

Mes viktimave ishte edhe drejtuesi i furgonit 51-vjeçari, Bardhi Proda, si dhe 4 pasagjerë të tjerë, një çift ukrainas dhe një  çift të moshuarish.

Ndërkohë në spital janë transportuar 4 vajzat e reja që ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Land Rover”, të cilat ishin drejtuar për në jug të vendit.

Top Channel