Nisma për komunitetin LGBTI/ Nga martesa, birësimi i fëmijëve dhe njohja e identitetit gjinor

25/08/2021 19:44

Në një të ardhme jo shume te largët çiftet LGBTI në Shqipëri shpresojnë tu jepet mundësia që të birësojnë fëmijë por, jo vetëm.

Përmes planit kombëtar të veprimit qe Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka hedhur per konsultim synohet ndryshimi i përkufizimit të martesës, në mënyrë që çifte LGBTI të njihen ligjërisht.

Xheni Karaj: Ne tani kemi nje çift te perbere nga dy nena lesbike qe kane lindur dhe vajzat janë 7 muajsh dhe jane akoma te paregjistruara sepse nuk njihen te dy nena si çift dhe rrjedhimisht kur bashkimi i tyre nuk njihet ligjërisht dhe femijet e tyre e kane te pamundur te regjistrohen si te dy nenave.

Elton Ilirjani: Une mendoj se Shqipëria është vone sa i takon birësimeve se kemi çifte LGBTI qe kane femije te adoptuar apo kane femije te lindur nga njeri nga personat e familjes se krijuar qe nuk dine si ti regjistrojnë.

Nisma e cila nuk është e panjohur parashikon edhe njohjen e identitetit gjinor në dokumentet zyrtare.

Elton Ilirjani: Ne kemi me dhjetëra persona transgjinor, te cilët nuk janë te regjistruar sic duhet, ata kane ndryshuar seksualitetin e tyre, nga meshkuj jane kthyer ne femra, mund te ketë raste qe janë kthyer nga femra ne meshkuj te cilët duhet te jene te regjistruar si ne çdo vend tjetër te Europes.

Xheni Karaj: Ne mënyre qe te nisin procesin e tranzicionit ne mënyre qe identiteti i tyre gjinor te jene ne përputhje me ate çka ndjejnë.

Pas një beteje 8 vjeçare aktiviste te komunitetit kërkojnë që diskutimi të nisë me Parlamentin e ri.

Xheni Karaj: Mendoj si PS si PD nuk do te japin shembull te mire edhe per boten jashtë kur aspirojmë te futemi ne be per te treguar sa demokratike jane si parti dhe sa gati per tju bashkuar Europës.

Elton Ilirjani: Ne na duhet nje se te na mbroje ne momentin qe ne kemi nevoje jo vetëm nje dosje per be dhe kaq.

Krahas Kodit te Familjes dhe ligjit për birësimet komuniteti LGBTI kërkon të preket edhe kodi penal për ti dhënë fund gjuhës se urrejtjes.

Top Channel