Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja
31/07 20:01
Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 18:00, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, që sipas saj Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet për shkrepje arme mes dy personash.
“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përderisa policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Ahmeti.
Top Channel