Panoramat aliene që po krijon në tokë ‘vjelja’ e litiumit të baterive (fotogaleri)

25/08/2021 21:31

Një gjueti globale e frikshme ka nisur për litiumin që fuqizon aparatet tona elektrike gjithnjë e më shumë ne shtim. Në një fotogaleri të hartuar nga BBC tregohen pamjet thuajse “aliene” të krijuara në sipërfaqen e planetit tonë, në terrenet ku ky material i çmuar po kërkohet e nxirret.

Miliona vjet më parë, vullkanët depozituan mineralet në pjesë të gjera të Amerikës Jugore. Më vonë, uji i rrjedhur mbi to nga shkëmbinjtë, formoi liqene të mëdha.

Ciklet e ndryshme të avullimit lanë fusha të mëdha kripërash, të përziera me një nga mineralet më të kërkuara të momentit në tokë, litiumin.

Me rritjen drastike të përdorimit të baterive në pajisjet elektronike dhe ne makinat elektrike, kërkesa për litium dhe materiale të tjera plotësuese vetëm po shtohet. Kjo i ka mundësuar kompanive të kërkojnë në vende të reja, sic janë thellësitë e oqeaneve, apo miniera të reja të pashfrytëzuara më parë, si dhe të kërkohen teknologji të reja të baterive.

Por fokusi i këtij reportazhi është mënyra se si kërkimi i litiumit po ndryshon fatin madje dhe panoramën e vendeve që e zotërojnë.

Në Bolivi e Kili, sasi të mëdha litiumi brenda fushave të kripës kanë bërë të lindin impjante gjigande për mbledhjen e tij.

Pellgjet masive të avullimit për mbledhjen e litiumit mbushin panoramën e pamjeve, duke frymëzuar artistë, shkrimtarë e arkitektë.

FOTO GALERI
1/14
Turneu vizual nis në fushat e kripës së Amerikës Jugore, që mbajnë qindra miliona ton litium.

Top Channel