Rrëshqitje dheu në Venezuelë, të paktën 15 të vdekur

25/08/2021 20:58

Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuar nga reshjet e dendura në perëndim të Venezuelës.

Sipas lajmit të BBC, përmbytjet ndodhën në fshatrat malore dhe rrugët e rajonit Merida në perëndim të Venezuelës.

Si pasojë e reshjeve të dendura në përmbytjet kanë humbur jetën 15 persona.

Shumica e viktimave kanë ndodhur në qytezën Tovar pasi lumi Mocoties ka dalë nga shtati.

Zyrtarët njoftuan se edhe centrali elektrik në Tovar ka pësuar dëme ndërsa banorët e rajonit nuk kanë qasje në energji elektrike dhe valë në rrjetin telefonik.

Top Channel