E shtunë, 28 Nëntor 2020
16:19
Protestuesit anti-kufizime pushtojnë qendrën e Londrës, megjithë paralajmërimet për arrestime (Fotot)

Mijëra protestues anti-kufizime zbritën sot në qendër të Londrës megjithë paralajmërimet paraprake të autoriteteve se do të përballen me arrestime.

16:19
Dokumenti i pavarësisë/ Fakte dhe dëshmi, sonte në ciklin “Gjurmë Shqiptare”

Sot në orën 20.10 në Top Channel do keni mundësi të ndiqni ciklin gjurmë shqiptare të përgatitur nga gazetari Marin Mema.

16:15
108 vjetori i Ditës së Flamurit dhe ditëlindja e Adem Jasharit, Cakaj viziton varrin e tij

Në 108 vjetorin e Ditës së Flamurit, datë që përkon edhe me ditën e lindjes së Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vizitoi Kompleksin e Memorialit të Adem Jasharit, në Prekaz të Drenicës.

16:06
Tirana në krizë dëmtimesh/ Bardheblutë udhëtojnë në Krujë, Partizani pret Skënderbeun dhe Vllaznia, Kukësin

Ende pa u rikuperuar psikologjikisht dhe fizikisht nga rezultatet e mesjavës, Superliga rikthehet në fushë ditën e dielë për javën e pestë të këtij sezoni.

15:45
Koleksioni i flamujve kuqezi/ Shpëtim Sala ruan me fanatizëm flamujt, më i vjetri prej 1904

Në emër të flamurit kuq e zi janë zhvilluar shumë beteja.

15:35
Emigrantët të regjistrojnë adresat/ Aplikimi duhet bërë në portalin e-albania

Qeveria shqiptare hedh një hap të rëndësishëm për mundësinë e votimit për herë të parë, nga emigrantët në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

15:30
Shqiptarët kursejnë më shumë/ Depozitat bankare shkuan në 8.7 miliardë euro gjatë pandemisë

“Pasiguritë e shtuara për shkak të pandemisë Covid-19 kanë bërë që shqiptarët të shtojnë kursimet, pasi depozitat kanë shënuar rritje edhe gjatë tetorit.”

15:27
Veton Surroit nuk do t’i hiqet titulli/ Prefekti i Kukësit pritet të shfuqizojë vendimin

Pas letrës së hapur që dy intelektualë i drejtuan Këshillit të Qarkut Kukës, kryetari i Këshillit, Abdulla Domi I hoqi titullin “Nderi i Qarkut Kukës” publicistit dhe politikanit Veton Surroi, titull që i ishte dhënë në vitin 2015.

15:17
Prishtina sot është kuqezi/ Festime në Kosovë për Ditën e Flamurit

28 nëntori ndërthur në vete dy festa të rëndësishme për shqiptarët, atë të flamurit dhe ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari.

15:14
Pavarësia, festë në Kosovë/ Homazhe edhe në kompleksin memorial Adem Jashari

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për nder të festës së 28 nëntorit, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë bëri homazhe në Prishtinë para shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova si dhe në Prekaz, te Kompleksi Memorial i familjes Jashari.

15:09
Festa e Pavarësisë në Tiranë/ Viti i dytë që në kryeqytet nuk ka festime të mëdha

Tirana iu bashkua festimeve të 108-vjetorit të Pavarësisë duke ngritur flamurin në sheshin “Skënderbej”.

15:01
Festa e Pavarësisë në Tiranë/ Nuk ka aktivitete për shkak të pandemisë

Shqiptarët kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë sot 108-vjetorin e Pavarësisë.

14:36
108-vjetori i Pavarësisë/ Me flamuj kuqezi, 30 motoristë “pushtojnë” Sheshin e Flamurit

Përgjatë orëve ka vijuar në Sheshin e Flamurit festa e 108-vjetorit të Pavarësisë, ku përpos familjarëve dhe qytetarëve vlonjatë, shqiptarëve nga Kosova e të tjerë kanë qenë të pranishëm edhe 30 motoristë.

14:27
Gjykata e Apelit refuzon Trump-in për Pensilvaninë

Një Gjykatë federale e Apelit refuzoi kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Biden të mos shpallej fitues në shtetin e Pensilvanisë.

14:10
“Tradhti”/ Komisioni për raportin e Dick Marty-t, Meta: S’i shërben Shqipërisë e as Kosovës, por armiqve

Në Ditën e Pavarësisë, pasi dekoroi disa personalitete të polifonisë labe, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dha një deklaratë për mediat në qytetin e Vlorës.

13:49
Çfarë mendonin për Shqipërinë dhe shqiptarët Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini

Shqiptarët e kanë nderuar dhe adhuruar Karl Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin, ndoshta më shumë se popujt e tjerë të vendeve ish-socialiste të Europës qëndrore dhe lindore.

13:41
Vrasja e shkencëtarit, Irani: Izraeli veproi si “mercenar” i Shteteve të Bashkuara

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se Izraeli ka vepruar si “mercenar” i Shteteve të Bashkuara, për vrasjen e një shkencëtari iranian afër Teheranit.

13:35
Spitalet në Angli/ Vaksina antiCovid vjen për 10 ditë

Spitaleve në Angli u është thënë të përgatiten për të marrë vaksinën e koronavirusit brenda 10 ditëve të ardhshme, me punonjësit e shërbimit kombëtar të shëndetësisë që do të jenë të parët që do të vaksinohen.

13:29
Ndihmon kundër Covid-it/ Britani, vitaminë D falas

Thuajse tre milionë njerëz vuLnerabël, përfshirë të sëmurë dhe të moshuar në Angli, do të marrin pilula vitamine D falas në kuadër të përpjekjeve të vendit për të luftuar Covid-19 këtë dimër.

13:25
Vjenë, hoteli pa klientë/ Kohë pandemie, punonjësit nisin të shesin ëmbëlsira

Pandemia e koronavirusit ka detyruar shumë nga hotelet luksoze të Vjenës të mbyllin dyert pa afat, ndërkohë që kufizimet globale të udhëtimeve po mbajnë larg shumë miliona turistë që zakonisht vizitojnë kryeqytetin austriak çdo vit.

13:19
Aeroporti i Frankfurtit, gati për transportin e vaksinës antiCovid

Ndërsa një varg vaksinash antiCovid janë pranë miratimit, stafi në aeroportin e Frankfurtit ka filluar të marrë masat për menaxhimin e një sfide logjistike të paprecedentë që është ajo e transportimit të kapsulave jetë-shpëtuese në të gjithë botën.

13:16
Makina me hidrogjen/ Në prag të revolucionit të gjelbër

Prodhuesi i makinave me hidrogjen, Riversimple shpreson të fitojë terren kundrejt konkurrentëve të tjerë në kuadër të revolucionit të gjelbër të premtuar të Britanisë së Madhe që do të bëjë që makinat me karburant të ndalohen brenda 10 vitesh.

13:13
OBSH për vaksinën e koronavirusit: Duhen vlerësime të sakta

Ekspertja kryesore e vaksinave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se agjencia duhet të vlerësojë vaksinat e koronavirusit dhe reagimet e tyre për imunitetin bazuar në më shumë sesa thjesht njoftime shtypi.

12:59
Bamirësi për festa! Emigranti nga Suedia ndihmon 7 familje në skamje

Në familjen Zero, në fshatin Seman, Sara 15 vjeçe ka ndërprerë shkollim në klasën e pestë, pasi duhet t’i shërbejë nënës së saj të paralizuar..

12:54
Derdhja e hidrokarbureve/ Ende asnjë zgjidhje për banorët e zonave të Patos Marinzës

Derdhjet e pakontrolluara të mbetjeve hidrokarbure nga depozitat e naftës në përrenj dhe toka bujqësore janë rrezik i përhershëm për jetën e banorëve që vazhdojnë të jetojnë në zonën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, por edhe ekonominë e tyre.

12:46
Fëmijët në reformën për drejtësi/ UNICEF flet rreth shërbimeve për fëmijët në konflikt me ligjin

Një përfaqësuese e UNICEF-it në Shqipëri tha nga Gjirokastra se reforma në drejtësi duhet të prodhojë zgjidhje miqësore për fëmijët në konflikt me ligjin, ndërsa tërhoqi vëmendjen për detyrimin që institucionet publike kanë për të ndërmarrë veprime në interesin më të lartë të të miturve.

12:33
Dhunoi gruan/ E goditi me mjete të forta në këmbë, arrestohet 63-vjeçari në Maliq

Një 63-vjeçar ka rënë në pranga në Maliq për shkak se ushtroi dhunë në familje.

12:28
Kërkesat e avokatëve/ Haxhia: Do të reagojmë nëse nuk merren parasysh

Një drejtësi që i bindet vetëm prokurorisë dhe nuk merr parasysh kërkesat e avokatëve, që mbrojnë në fushëbetejën e gjyqësorit interesat e qindra shtetasve.

12:18
Vrasje me armë në Shkodër, ngrihen pika kontrolli/ Gjendet i pajetë në makinë një 46-vjeçar, përfshihet në aksion RENEA dhe FNSH-ja

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në njësinë Dajç të Shkodrës.

12:12
Skenarët për mbyllje/ Brataj flet rreth faktorëve që mund të çojnë drejt saj

Shifrat në rritje të të infektuarve me Covid-19 mund të na çojnë edhe në një mbyllje disajavore.

12:06
Festohet 108-vjetori i Pavarësisë/ Në Vlorë krerët e shtetit, jo grumbullime qytetarësh

Shqipëria kujton sot 108-vjetorin e Pavarësisë.

12:01
Pandemia në glob/ Evropa zbut masat, SHBA në alarm

Një varg shtetesh evropiane po zbusin masat kufizuese kundër koronavirusit, pavarësisht se shifrat në ulje të infektimeve nuk e kanë nxjerrë Evropën nga qendra e pandemisë.

11:59
Performanca LIVE nga Luana Vjollca dhe të ftuarit specialë për festat e Nëntorit në “Shiko Kush LUAN”

Sonte mbrëma skuadra e “Shiko Kush LUAN” premton spektakël për festat e 28-29 Nëntorit. Të ftuar mjaft të dashur nga publiku, por edhe me një performancë “live” nga e “zonja e shtëpisë”, autorja dhe moderatorja, Luana Vjollca.

11:54
Bota në pandemi/ Mbi 62 milionë të prekur nga COVID-19

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 62 milionë.

11:45
Ekzekutohet me 8 plumba/ Emigranti shqiptar në Belgjikë mbetet i vdekur në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Bruksel, ku një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri.

11:36
“108 vite më parë u bëmë bashkë”, Kryemadhi: Sot të bashkohemi për të ndalur shpopullimin dhe varfërinë

Në ditën e 108-vjetorit të Pavarësisë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh nga Vlora se sot duhet të bashkohemi për të ndalur shpopullimin dhe varfërinë

11:29
Të festosh në kohë pandemie! Kuq e zi, Shqipëria shënon 108-vjetorin e Pavarësisë

Ishte data 28 nëntor 1443, kur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu do të çlironte Krujën nga pushtimi osman dhe do të ngrinte flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.

11:17
“Kjo festë, kujtesë e forcës së kombit tonë”/ Basha homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe në përmendoren e Ismail Qemalit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në përkujtimin e ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Atdheut. Basha vuri një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”.

11:04
Klinika PrimaDerm- Parandalimi i rënies së flokëve dhe stimulimi i daljes së tyre

PRP, e njohur edhe si trajtimi i rinimit me gjakun vetjak, është një procedurë mjekësore dhe estetike, e cila përdor aftësinë e shërimit të disa qelizave të gjakut si trombocitet dhe faktorë të ndryshëm të rritjes të gjendur në të.

10:56
“Gëzuar Shqipëri e vlerave më të mira kombëtare”/ Monika Kryemadhi, video-mesazh me të rinjtë e LSI-së

Përmes një videoje të të rinjve gjimnazistë të LSI-së, Monika Kryemadhi u ka uruar shqiptarëve festën e Pavarësisë.

10:43
Dita e Pavarësisë, Rama: I uroj festën Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi

Pas mbajtjes në Vlorë të ceremonisë së ngritjes së flamurit, ku presidenti i Republikës, kryeministri dhe kreu i Kuvendit vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë, Edi Rama pati një prononcim për gazetarët.

10:32
​Hoti: Sot është ditë feste për çdo shqiptar

Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Tahiri e Selmanaj, ka bërë homazhe te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

10:16
Pavarësia “bën bashkë” Metën dhe Ramën/ Vlorë, në kushte pandemie mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit

Është mbajtur në Vlorë, në kushte të pazakonta pandemie, ceremonia e ngritjes së flamurit.

10:02
“E nisëm këtë ditë me nderim të përulur për flamurin kuq e zi”/ Cakaj bisedë me homologët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Në mëngjesin e ditës së Flamurit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bashkë me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministren e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilluan një video-telefonatë të përbashkët.

09:54
“Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut”/ Dita e Pavarësisë, urojnë Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kanë dërguar mesazhe urimi ndaj shqiptarëve.

09:44
Qarkullonte me armë/ Arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë, bien në pranga edhe 2 të rinj

Një 20-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

09:31
Dhunë në familje dhe vjedhje/ Fier, bien në pranga 2 të shpallur në kërkim

Dy shtetas të shpallur në kërkim janë ndaluar nga policia në Fier.

09:24
Dita e Pavarësisë/ Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo uron shqiptarët: E përgëzojmë Shqipërinë…

Përmes një mesazhi, sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

09:15
“Bac u kry”/ Ruçi, mesazh me rastin e 65-vjetorit të Heroit Adem Jashari

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përcolli sot një mesazh me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit të Kosovës, Adem Jashari.

09:09
Situata në Afrikë/ Mbi 2,15 milionë raste me COVID-19

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 150 mijë.

08:58
Olta Xhaçka uron Ditën e Pavarësisë: Flamuri ynë valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar shqiptarët për ditën e Falmurit. Në këtë ditë të shënuar, Xhaçka shkruan se flamuri ynë valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë.

08:42
Presidenti Meta uron shqiptarët: 108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern

Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë. Meta në këtë ditë të shënuar për shqiptarët bën thirrje për punë dhe angazhim në mbrojtje të simbolit tonë të shenjtë dhe përbashkues.

08:29
​13 mijë e 543 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë prekur me koronavirus 37 mijë e 792 persona, ndërsa 975 kanë humbur jetën.

08:16
Temperatura deri në 18 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Por fundjava vjen me surpriza, ku të dielën pritet ulje e ndjeshme temperaturash dhe reshje në të gjithë territorin.

07:46
​23 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Sot u bënë 23 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

07:37
28 Nëntor – 108 vite nga shpallja e Pavarësisë

Sot 108 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

07:19
“Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!”- Rama poston shprehjen e Ismail Qemalit

Mëngjesin e 28 Nëntorit, kryesministri Edi Rama ka vensdosur të publikojë në profilin e tij në Facebook shprehjen e njohur të Ismail Qemalit.

06:59
A duhet ngrënë banane me stomak bosh – Përgjigjet

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi. Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet të hamë sikur të ishim mbretër dhe mbretëresha, në sensin e marrjes së ushqyesve më të rëndësishëm. E megjithatë, këto këshilla shpesh bien në vesh të shurdhër, falë stilit kaotik të jetesës dhe jo vetëm.

06:45
Njihuni me perimet që largojnë fryrjen e stomakut

Nëse ka këshillë që pranohet nga të gjithë ekipet e ekspertëve është që njeriu duhet të hajë sa më shumë perime. Zakonisht, ekspertët janë të ndarë për vlerat dhe kundërvlerat e yndyrnave apo karbohidrateve, por kur vjen puna tek perimet të gjithë bien dakord se ato janë një nga bazat e një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Perimet përmbajnë shumë fibër. Gratë, sipas ekspertëve, duhet të konsumojnë të paktën 25 gramë fibër në ditë. Një racion me brokoli ofron 4 gramë fibër. Kjo tregon qartë sa shumë perime duhet të konsumojë njeriu në ditë për të plotësuar nevojën për fibër.

06:28
4 frutat që duhet të hani patjetër kundër kolesterolit

Kolesteroli i lartë dhe problemet me zemrën janë të lidhura ngushtë dhe mund të kthehen në një rrezik të vërtetë për organizmin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në vitin 2016 sëmundjet më vdekjeprurëse u cilësuan ato kardiovaskularet. Kjo për një mori arsyesh, ku ndër më ndikueset dhe shkaktaret është pikërisht kolesteroli i lartë.

06:06
Çfarë duhet të hani në dhjetor? Më të shëndetshmet e stinës

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive. Dhe nuk mund të mos mendosh për gjelin e detit të mbushur e të pjekur mirë, përsheshin karakteristik apo sallatërat e shumta që servirin amvisat shqiptare. Tani është fundi i sezonit të kungujve dhe gështenjave, ndaj shfrytëzojini mirë nëse ju zë syri ndonjë kungull nga zona e Peshkopisë apo ndonjë gështenjë të Tropojës.

05:05
Australi/ Shteti i Viktorias 28 ditë pa asnjë rast infektimi me Covid-19

Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me valën e dytë të Covid-19, e cila sipas shifrave duke mjaft agresive. Ndryshe po ndodh në kontinentin e largët të Australisë. Siç duket, Australia e ka mposhtur këtë pandemi, pasi shfaqen vetëm raste të vogla.

04:24
Macron dënon keqtrajtimin nga policia të një producenti muzike me ngjyrë

Presidenti Emmanuel Macron tha të premten se pamjet që tregojnë policinë e Parisit duke rrahur një producent muzike me ngjyrë ishin të turpshme për Francën dhe se qeveria do të duhej të gjente një mënyrë për të rikthyer besimin e publikut tek policia.

03:57
Ekspertja e OBSH-së bën thirrje për më shumë të dhëna për vaksinat e COVID-19

Ekspertja kryesore e vaksinave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se agjencia duhet të vlerësojë vaksinat e koronavirusit dhe reagimet e tyre për imunitetin bazuar në më shumë sesa thjesht në njoftime shtypi. Kate O’Brien, drejtoresha e OBSH-së për imunizimin dhe vaksinat tha në një konferencë shtypi në Gjenevë të premten se ende nuk është e qartë nëse vaksinat kundër COVID-19 mund të reduktojnë aftësinë e njerëzve për të përhapur virusin.

03:25
SHBA/ Gjykata Federale hedh poshtë kërkesën e presidentit Trump për të rrëzuar rezultatin në Pensilvani

Në SHBA, një gjykatë federale apeli hodhi poshtë kërkesën e ekipit të Presidentit Donald Trump për të mos lejuar Presidentin e zgjedhur Joe Biden të shpallet fitues i shtetit të Pensilvanisë.

03:03
Navalni i bën thirrje BE-së të godasë me sanksione oligarkët rusë

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalni i bëri thirrje Bashkimit Evropian të godasë me sanksione ekonomike oligarkët që kanë lidhje të ngushta me Presidentin Vladimir Putin.

02:41
Gjermania kalon pragun, mbi 1 milion infektime me Covid-19

Të premten në Gjermani autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë, ka kaluar në mbi një milion.

02:20
BE blen 2 miliardë doza, vaksina edhe për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian do të marrë rreth dy miliardë doza të vaksinës së koronavirusit, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

01:59
Greqia nuk gjen qetësi/ 101 viktima dhe mbi 2000 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia regjistron përsëri mbi 100 të vdekur në ditë nga Covid-19 për herë të pestë brenda një jave. Me 101 viktimat e ditës së premte numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi ka shkuar në 2102.

01:28
OBSH: Frenimi i Covid-19, kur të paktën 60 për qind e popullatës të imunizohet

Rreth 60 apo 70 për qind e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj koronavirusit të ri, në mënyrë që të ulen infektimet, thonë ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

01:02
Vllaznia drejt privatizimit 100%/ Këshilli bashkiak i hap dritën jeshile, ankandi nis me çmimin 508 milionë lekë të vjetra

Me 39 vota pro, Këshilli i Bashkisë Shkodër i hap dritën jeshile privatizimin të Klubit të Futbollit Vllaznia.

00:55
Hell’s Kitchen Albania 3/ Përplasje të forta brenda grupeve, Resmiu dhe Armelo eleminohen

Vazhdojnë përplasjet, debatet dhe spektakli në Hell’s Kitchen Albania 3. Edhe këtë puntatë shef Renato u gjeti probleme të mëdha konkurrentëve, duke bërë që të thyhen shumë pjata.

00:40
Aventurierët/ “A ka mundësi? Të na bëjë fresk rrugës…” Vali në kërkim të një Gentleman-i

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve.

00:36
Aventurierët/ Mu hiq sysh o Gëzim!” Situata agravohet përsëri mes djemve! Këtë herë një tjetër sherr!

Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve.

00:33
Foto/ Policia vazhdon kontrollet për të parë sa zbatohet ora policore

Që prej datës 11 nëntor pas orën 22:00 në vendin tonë futet ora policore, masë kjo e marrë për parandalimin e shtimit të infektimeve më Covid-19.

00:19
Dëmtohet Nainggolan, humb transfertën ndaj Sassuolos

Radja Nainggolan nuk do të udhëtojë me Interin nesër drejt Reggio Emilias për përballjen me Sassuolon, pasi ka ndjerë dhimbje në këmbën e djathtë dhe ka nevojë për të pushuar disa ditë.

E premte, 27 Nëntor 2020
23:57
Telashe për Cagliarin, mesfushori uruguaian rezulton pozitiv ndaj koronavirusit

Pas Diego Godin, edhe uruguaiani tjetër i Cagliarit, Naihtan Nandez ka rezultuar pozitiv në tamponin e fundit të kryer nga kubi sard dhe është vendosur menjëherë në izolim për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

23:34
Maldini konfirmon interesin për Thauvin, mediat franceze e bëjnë të kryer

Kontrata e Florian Thauvin me skuadrën e Marseille skadon në verën e ardhshme dhe mesfushori 27-vjeçar është i vendosur të mos rinovojë bashkëpunimin, pavarësisht disa ofertave të bëra nga klubi.

23:21
Milani tani është një siguri, loja funksionon edhe me mungesën e titullarëve

Milani vijon të rritet nga ndeshja në ndeshje dhe tashmë nuk mund të flasim më për një rastësi, apo thjesht një moment të mirë, pasi kuqezinjtë po tregojnë se janë një skuadër e vërtetë, të aftë të përballojnë çdo sfidë.

22:56
Lukashenka thotë se do të largohet nga posti kur të miratohet kushtetuta e re

Alyaksandr Lukashenka, i cili ka drejtuar Bjellorusinë për 26 vjet, ka thënë se do të largohej nga pozita e tij, pasi të miratohet një kushtetutë e re, citon agjencia e lajmeve në Bjellorusi, Belta.

22:44
Fotot/ Vipat që morën vendimin e rëndësishëm, ndryshuan në mënyrë drastike peshën

Personat e famshëm kthehen në idhuj për shumë persona, por shkak të pamjes së tyre perfekt.

22:32
Fotot 100-vjeçare, gratë më të bukura të të gjitha kohërave

“Bukuria është në syrin e shikuesit”, kështu thotë shprehja e njohur.

22:23
Ndërron jetë ish trajneri i Partizanit e ekipit Kombëtar në Peshëngritje, Haki Agalliu

Ish-peshëngritësi, Haki Agalliu ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 84-vjeçare.

22:20
A do të na mbrojë vaksina e COVID-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën globale kundër pandemisë?

22:14
Leonora Jakupi uron festat e nëntorit

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka uruar Shqipërinë për festat kombëtare.

22:02
Ngricë në rrugë, policia thirrje shoferëve: Bëni kujdes, sidomos në këtë aks

Qarku Korçë – Temperaturat e ulëta kanë sjellë problematikat e para në vendin tonë.

21:59
Fotot/ Si duken yjet e memeve të rrjeteve sociale në jetën reale  

 Memet kanë një prani të fuqishme në këtë epokë, ku interneti dhe rrjetet sociale trokasin çdo sekondë ndë trurin tonë.

21:55
Maqedoni e Veriut/ 28 viktima dhe 1093 raste të reja me COVID

Maqedonia e Veriut, vijon të shënojë shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh nga koronavirusi.

21:50
Kur ëndrrat realizohen, fotot që tregojnë se shpresa nuk duhet humbur kurrë

Ka persona që vërtetojnë se kur bëhet fjalë për të ëndërruar, qielli nuk është kufiri, por është vetëm fillimi.

21:47
Vrasësi më i bukur i oqeanit/ Kandili dragua del në brigjet e Afrikës së Jugut (foto)

Një kafshë deti e quajtur ndryshe “vrasësi më i bukur i oqeanit” prej ngjyrave vezulluese blu dhe pickimeve helmuese nganjëherë fatale, ka nisur të dalë masivisht duke ngordhur në brigjet e Afrikës së Jugut.

21:35
Këshilli bashkiak i Shkodrës voton pro! I hap rrugë privatizimit 100% të klubit të futbollit ‘Vllaznia’

Me 39 vota pro, këshilli i bashkisë Shkodër i hap dritën jeshile privatizimin të KF Vllaznia. Procedura do të jetë në ankand në masën 100 % të aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia.

21:28
Pamjet e trishta/ Autobusët e udhëtarëve ngarkohen me arkivole të viktimave nga Covid-i

Turqia vijon të shënojë rekorde negative me infektimet dhe vdekjet nga covid-19. Së fundmi në media janë publikuar disa pamje të trishta, ku si pasojë e numrit të lartë të viktimave, trupat e pajetë në arkivole transportohen me anë të autobusëve.

21:26
Fotot/ Yjet e filmave që zgjodhën të tregonin me krenari flokët e tyre gri

Të gjithë e dimë që një ditë flokët tona do ta humbin shkëlqimin dhe do të bëhen gri.

21:18
Larja e fytyrës për 60 sekonda mund të ndryshojë lëkurën tuaj

Me sa duket, një fytyrë e lëmuar dhe me shkëlqim nuk kërkon gjithmonë produkte dhe mjete të shtrenjta për kujdesin e lëkurës.

21:18
‘Në zemrën time, jam nga Palestina’/ Maradona dhe aktivizmi i tij politik

Futbollisti legjendar argjentinas që vdiq në moshën 60, ka shprehur me krenari mbështetjen e tij për kauzën e Palestinës në disa raste, për të cilën njerëzit po i bëjnë gjithashtu homazhe.

21:09
De Croo: Belgjika rihap bizneset më 1 dhjetor

Bizneset do të rihapen në Belgjikë nga 1 dhjetori, ndërkohë që bllokimi i pjesshëm do të mbetet në fuqi, duke qenë se ka lejuar rënien e rasteve të COVID-19, njoftoi sot kryeministri belg, Alexander De Croo.

21:06
Fotot/ Veshje nga filmat festivë që mund t’i riktheni këtë vit

Sezoni i festave është një ndër më të bukurit dhe mezi pritet të vijë çdo vit.

20:59
Inteligjenca artificiale/ Shkencëtarët po punojnë që robotët ta kuptojnë kur s’u besojmë

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një rrjet nervor artificial për të imituar trurin e njeriut dhe modelet e pikave në një masë të dhënash që njerëzit nuk mund të analizojnë më.

20:51
Irani zotohet për hakmarrje ndaj Izraelit pas atentatit ndaj krye-shkencëtarit bërthamor

Irani është zotuar sot për hakmarrje pas vrasjes në atentat të kreut të programit bërthamor të vendit në një autostradë pranë Teheranit, në një përshkallëzim madhor tensionesh që po afrojnë akoma më shumë luftën ne Lindjen e Mesme.

20:48
Fiks Fare/ Abuzimet e ligjit 7501, kryetari i jep djalit 8000 metër tokë pa qenë banor i fshatit!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes problemet e mëdha me ligjin 7501, ligj i cili ka hapur më shumë probleme sociale, ligjore, por edhe kriminale.