‘Në zemrën time, jam nga Palestina’/ Maradona dhe aktivizmi i tij politik

27/11/2020 21:18
Palestinez me bluzen e Maradona dhe flamurin e Argjentines gjate protestave ne Rripin e Gaza

Futbollisti legjendar argjentinas që vdiq në moshën 60, ka shprehur me krenari mbështetjen e tij për kauzën e Palestinës në disa raste, për të cilën njerëzit po i bëjnë gjithashtu homazhe.

Vdekja e Diego Armando Maradona  erdhi disa javë pasi ai kishte dalë nga një spital i Buenos Aires pas një ndërhyrjeje në kokë.

Në vitet pas tërheqjes nga futbolli Maradona është ngritur lart si anti-imperialist, socialist i majtë, dhe mbështetës i lëvizjeve progresive.

Mes miqve të tij ai numëronte liderin e ndjerë nevezuelan Hugo Chavez, ish-presidentin e Kubës Fidel Castro, dhe Evo Morales i Bolivisë.

Maradona ka mbështetur pa rezerva kauzën e Palestinës, duke folur më zë kundër shtypjes dhe abuzimeve nga regjimi izraelit.

Zëdhënësi i grupit politik palestinez Hamas, Sami Abu Zuhri përcoli ngushëllime për familjen e Maradona deh fansat e tij në botë.

“Jemi të trishtuar për vdekjen e një prej futbollistëve më të mëdhenj, ‘Maradona’, i cili njihej për mëbshtetjen e tij ndaj kauzës së #Palestine ,” shkruante ai.

Në 2012, Maradona e përshkruante veten si “tifozi numër një i popullit palestininez”.

“I respektoj dhe i simpatizoj,” kishte thënë ai. “Mbështes Palestinën pa asnjë frikë”.

Dy vjet më vonë pas ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës ku u vranë rreth 3,000 palestinezë, Maradona tha se “ajo që po bën Izraeli është e turpshme”.

Në korrik 2018, ai u takua me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Moskë, ku përsëriti mbështetjen e tij.

“Në zemrën time unë jam palestinez,” i tha ai Abbas.

Në të njëjtin vit Maradona shprehu opinionin e tij për rolin e SHBA në luftën e Sirisë, duke thënë:  “Nuk është nevoja të kesh shkuar në universitet për të kuptuar se SHBA kërkon të zhdukë Sirinë nga harta”.

FOTO GALERI
1/3
Maradona e përshkruante veten si “tifozi numër një i popullit palestininez”.

Top Channel