Futbollisti legjendar argjentinas që vdiq në moshën 60, ka shprehur me krenari mbështetjen e tij për kauzën e Palestinës në disa raste, për të cilën njerëzit po i bëjnë gjithashtu homazhe.
Vdekja e Diego Armando Maradona erdhi disa javë pasi ai kishte dalë nga një spital i Buenos Aires pas një ndërhyrjeje në kokë.
Në vitet pas tërheqjes nga futbolli Maradona është ngritur lart si anti-imperialist, socialist i majtë, dhe mbështetës i lëvizjeve progresive.
Mes miqve të tij ai numëronte liderin e ndjerë nevezuelan Hugo Chavez, ish-presidentin e Kubës Fidel Castro, dhe Evo Morales i Bolivisë.
Maradona ka mbështetur pa rezerva kauzën e Palestinës, duke folur më zë kundër shtypjes dhe abuzimeve nga regjimi izraelit.
Zëdhënësi i grupit politik palestinez Hamas, Sami Abu Zuhri përcoli ngushëllime për familjen e Maradona deh fansat e tij në botë.
“Jemi të trishtuar për vdekjen e një prej futbollistëve më të mëdhenj, ‘Maradona’, i cili njihej për mëbshtetjen e tij ndaj kauzës së #Palestine ,” shkruante ai.
Në 2012, Maradona e përshkruante veten si “tifozi numër një i popullit palestininez”.
“I respektoj dhe i simpatizoj,” kishte thënë ai. “Mbështes Palestinën pa asnjë frikë”.
Dy vjet më vonë pas ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës ku u vranë rreth 3,000 palestinezë, Maradona tha se “ajo që po bën Izraeli është e turpshme”.
Në korrik 2018, ai u takua me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Moskë, ku përsëriti mbështetjen e tij.
“Në zemrën time unë jam palestinez,” i tha ai Abbas.
Në të njëjtin vit Maradona shprehu opinionin e tij për rolin e SHBA në luftën e Sirisë, duke thënë: “Nuk është nevoja të kesh shkuar në universitet për të kuptuar se SHBA kërkon të zhdukë Sirinë nga harta”.
Top Channel