Dhunoi gruan/ E goditi me mjete të forta në këmbë, arrestohet 63-vjeçari në Maliq

28/11/2020 12:33

Një 63-vjeçar ka rënë në pranga në Maliq për shkak se ushtroi dhunë në familje.

Bëhet fjalë për shtetasin H. B., banues në fshatin Podgorie, Maliq. Dyshohet se personi në fjalë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike duke goditur me mjete të forta në këmbë, bashkëshorten e tij shtetasen D. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel