Në familjen Zero, në fshatin Seman, Sara 15 vjeçe ka ndërprerë shkollim në klasën e pestë, pasi duhet t’i shërbejë nënës së saj të paralizuar..

Familja jeton në kushte ekstreme dhe këtë vit të ri  do të festojë vetëm falë zemërgjerësisë së një shqiptari që jeton në Suedi. Çdo prag festash, Julian Skënderaj rikthehet për të ndihmuar familjet skamnore

Edhe familjes Hena në fshatin Grykë të Fierit iu mbush shtëpia falë ndihmave. Kjo ishte një ndër 7 familjet që Julian Skënderaj me të vëllanë  ndihmuan në fshatrat e Fierit.

Pak muaj më parë, ata ndihmuan edhe për rikonstruksionin e shtëpisë së një të moshuare në Durrës, por nuk do të ndalen.

Top Channel