Klinika PrimaDerm- Parandalimi i rënies së flokëve dhe stimulimi i daljes së tyre

28/11/2020 11:04

PRP, e njohur edhe si trajtimi i rinimit me gjakun vetjak, është një procedurë mjekësore dhe estetike, e cila përdor aftësinë e shërimit të disa qelizave të gjakut si trombocitet dhe faktorë të ndryshëm të rritjes të gjendur në të.

Këto qeliza ndihmojnë në krijimin e kolagjenit të ri, përtëritjen dhe përmirësimin e lëkurës së dëmtuar, si dhe ngadalësojnë dhe eliminojnë shenjat e plakjes. Po çfarë është Cellenis PRP, si vepron dhe kur rekomandohet?

Metodat më të reja për parandalimin e rënies së flokëve dhe stimulimin e flokëve të rinj në Klinikën Dermo-Estetike “PrimaDerm”. Një nga përdorimet më të zakonshme të PRP-së është trajtimi i alopecisë androgjenike apo rënies së flokëve si pasojë e ndryshimeve hormonale. Kjo teknikë stimulon daljen e flokëve të rinj.

Trajtimet alternative në dermoestetikë për të parandaluar rrudhat dhe rigjeneruar lëkurën. Po depilimi me lazer? Estetistët e konsiderojnë si zgjidhja ideale e përfundimtare e heqjes së qimeve, por a është në të vërtetë ashtu?  Kur rekomandohet dhe a ka efekte anësore përdorimi i tij?

Gjithçka në Hipokrati. Sonte, ora 18:00!  Top Channel!

Top Channel